DIVJAKË - Rreth orës 18.00 të mbrëmjes së djeshme, në plazhin e Divjakës në rrethin e Lushnjës, ka humbur dhe dyshohet të jetë mbytur shtetasi Klodian S. 25 vjeç, banues në Elbasan.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga komisariati i policisë Lushnjë rezulton se ky shtetas ka qenë duke notuar së bashku me dy shtetas të tjerë; Dritan dhe Saimir K., banues në Elbasan dhe kur këta të fundit kanë dalë në breg të detit kanë konstatuar se shtetasi Klodian S. nuk ishte me ta dhe dyshohet të jetë mbytur.
Pranë vendit të ngjarjes, trupa e polumbareve dhe forca të policisë vazhdojnë punën për kërkimin dhe gjetjen e shtetasit, Klodian S.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com