Bashkia e Durrësit është në përfundim të realizimit të masave për sezonin turistik, duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve në plazhin më të madhe të qytetit.

Këtë vit, pas vendimit të qeverisë, ka ndryshuar raporti i hapësirës publike me atë private në plazhet e vendit. Kështu nga 20 për qind që ishte vjet, këtë vit 30 për qind e hapësirës së rërës do të jetë plazh publik, ndërsa 70 përqind do të jenë stacione plazhi që do të menaxhohen nga hotelet buzë detit.

Në një prononcim për mediat kryetarja e bashkisë Durrës Emiriana Sako është shprehur se për momentin 80 përqind e hoteleve që gjenden ën vijën e parë të plazhit janë të prenotuar për gjithë sezonin, ndërkohë që këtë vit pritet të tejkalohet shifra e 1 milion turistëve që kanë vizituar vitin e kaluar Durrësin.

"Ne kemi filluar, pjesën e punës për mirëmbajtjen e plazheve për t’u përgatitur për sezonin. Kemi bërë të mundur plugimin e rërës, heqjen  e leshterikut etj. Vjet kemi pasur mbi 1 mln turistë dhe këtë vit po përgatitemi për sukses në turizëm. Rreth 80% të hoteleve në vijën e parë janë të prentoruara që do të thotë se do të kemi sukses. Dhe bashkia mbetet e përkushtuar për të punuar për mbrojtjen e mjedisit dhe për të dhënë një shërbim sa më të mirë për qytetarët e Durrësit dhe për turistët. Kemi bërë një projekt që ëhstë në përfundim, kemi shëtitoren do të parashikohen dhe shërbimet hidrosanitaret dhe dhomat e zhveshjes. Deri më datë 15 do të jenë të mbyllura. Dhe kjo do të zgjidhë këtë problem. Kullat e vrojtimit do të jenë patjetër të përfshira. Për Durrësin ka rëndësi të veçantë pjesa e sigurisë. Sa u takon subjekteve të licencuar, Sako tha se kjo punë është në vijim dhe në vazhdim.” - thotë Sako.

Bashkia pritet të ketë një kujdes të shtuar edhe në drejtim të menaxhimit dhe pastrimit të plazhit nga mbetjet urbane, të cilat do të largohen 3 herë në ditë. Këtë vit, pas vendimit të qeverisë, ka ndryshuar raporti I hapësirës publike me atë private në plazhet e gjithë vendit.

30 përqind e hapësirës do të jetë në dispozicion për publikun pa pagesë, ndërsa 70 përqind do të jenë parcela private që do të menaxhohen nga hotelet buzë detit. Bashkia e Durrësit administron një vijë të gjatë bregdetare që nis nga Kepi I Rodonit në veri të Durrësit deri në Shkëmbin e Kavajës, në kufi me Golemin.