Pllaka të shkulura, kosha në flakë dhe mbeturina të hedhura ngado ishte pamja që la pas protesta e opozitës ditën e sotme. Si në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë godinës së Kryeministrisë ashtu edhe tek parlamentit, mbeturinat dhe bidonët e ujit ishin hedhur kudo në rrugë, ndërkohë që nuk mungonin dhe pankartat me slogane politike të hedhura ngado nëpër shesh.
Situata më e rëndësuar është tek godina e parlamentit, ku protestuesit e dhunshëm shkulën edhe pllakat dekorative të pedonales duke i hedhur në drejtim të policisë, ndërkohë që u shkulën edhe tabelat e sinjalistikës. Dëmtime pati edhe në shtyllat e ndriçimit, në rrethimin e jashtëm të parlamentit si dhe në lulishtet përreth.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar duke dënuar dhunën e ushtruar nga protestuesit, ndërsa ka siguruar qytetarët se çdo gjë do të riparohet në kohë rekord që të jetë gati për festimet e nesërme për Ditën e Verës.
“Tirana nuk i përulet dhunës! Kurrë! Çdo gjë xixë për nesër. Tirana nuk ndalet. Unë nuk e di si i mbani qytetet prej nga vini çdo muaj për ekskursion dhune, por Tirana jonë kurohet me shumë mund e nuk e pranon këtë lloj bullizmi primitiv.
Do pastrohet e meremtohet në kohë rekord sot, që nesër të jetë gati për Ditën e Verës e për gjithë qytetarët e vërtetë”, theksoi Veliaj. Ndërmarrja e pastrimit ka nisur pastrimin e mbeturinave që lanë pas protestuesit dhe rregullimin e dëmeve.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Krujë/ Ra në kontakt me energjinë elektrike teksa punonte në një banesë private, humb jetën 45-vjeçari (EMRI)
19 Shkurt, 11:03
-
Goditja e grupit të drogës në Tiranë, një pjesë e të arrestuarve ishin taksistë, shpërndanin lëndën narkotike! Dozat shiteshin edhe me skuter elektrik
19 Shkurt, 10:48
-
'Arresti në burg' instrument për statistika penale? SPAK i përgjigjet PS-së me shifra: Nga 2791 persona në paraburgim, vetëm 270 hetohen nga ne
19 Shkurt, 10:46
-
'O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do', Rama vijon me postimet për Bufin, kësaj radhe i tkurrur: Thaje kënetën me votë (VIDEO)
19 Shkurt, 10:43
-
Kapet hajduti i kasafortave në Tiranë, 57-vjeçari i dënuar më parë zbulohet pas 5 vjedhjeve (VIDEO)
19 Shkurt, 10:36
-
Olsian Çela miraton masat për zgjedhjet e 11 majit: Do ngrihen seksione të posaçme në Prokurori për hetimin e krimeve elektorale, brenda 10 ditëve
19 Shkurt, 10:34
-
Operacioni antidrogë Itali-Shqipëri-Spanjë/ Tre të arrestuarit në Vlorë vëzhgoheshin prej ditësh, kishin rolin e shpërndarjes së drogës në Romë
19 Shkurt, 10:29
-
Champions League/ Katër skuadra siguruan biletat për më tej, mësohen kundërshtarët e mundshëm të tyre në fazën e 1/8-ave
19 Shkurt, 10:28
-
Disfatë totale dhe eliminim, Berat Gjimshiti: Urime për Brugge, e vështirë të gjej fjalët
19 Shkurt, 10:12
-
Operacioni 'Blic 34'/ Goditja e rrjetit të shpërndarësve të drogës pranë shkollave në Tiranë, arrestohet në Tepelenë 27-vjeçari i shpallur në kërkim
19 Shkurt, 10:07
-
Do shqyrtonte në Apel ankimimin e Ajola Xoxës, tërhiqet nga gjykimi Ilirjana Olldashi! Çështja i kalon gjyqtarit Engert Pëllumbi
19 Shkurt, 09:53
-
Operacion i përbashkët Itali – Shqipëri – Spanjë, 27 të arrestuar, 3 prej tyre në Vlorë! Droga transportohej me autobus! Ruhej në qendër azilkërkuesish nigerianë në Romë (EMRAT+VIDEO)
19 Shkurt, 09:52
miushi provokues, nuk ndalon asnjehere se foluri.
Përgjigju