Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar për protestën e opozitës, duke postuar një video në Facebook që shfaq momentin teksa një simpatizantë i opozitë shkul bordurën dhe e hedh duke thyer pllakat e pedonales tek Parlamenti.
“Shqiptarët dinë ta bëjnë qartë diferencën. Kush punon për ta bërë Shqipërinë pjesë të familjes europiane dhe kush janë këta dhunues përsëritës të imazhit të Shqipërisë e që shquhen vetëm për të prishur gjithçka Shqipëria ndërton me mund. Gjithmonë këta do të mbahen mend si dhunues.
Shikojeni këtë video domethënëse se si shkaterrohet prona publike në hyrje të Kuvendit të shqiptarëve, në parkun që mban emrin e shqiptarit të madh “Fan Noli””, shkruan Balla