Për shumë njerëz, të qenurit i verbër është makthi më i madh, por për këtë grua nga Karolina e veriut, ishte një ëndërr e bërë realitet. Jewel Shuping 30 vjeç, donte dëshpërimisht të ishte e verbër dhe i hodhi syve një solucion që i largoi përgjithmonë shikimin, dhe nuk mund të ishte më e lumtur se kaq!
Ajo vuan nga një sëmundje e cila i shtyn personat që nuk kanë asnjë mangësi fizike, ta kërkojnë me ngulm një të tillë. “Ndjej vërtet se kjo është mënyra se si duhet të kisha kindur, duhet të isha e verbër që në lindje”,- tha Shuping për Barcroft Media.
Gruaja prej vitesh kishte tentuar të verbohej, i ngulte sytë diellit për orë të tëra, ose shtirej sikur ishte e verbër. Në moshën 21-vjeçare, dëshira për të qenë e verbër ishte si një ‘alarm që nuk pushonte’.
Ajo madje kërkoi edhe ndihmën e një psikologu në vitin 2006, që ta ndihmonte të realizonte ëndrrën e çuditshme. Psikologu i vendosi disa pika në secilin sy për t’i mpirë dhe më pas i hodhi solucionin në secilin kokërdhok.
“Më dhembi shumë. Sytë e mi ‘bërtisnin’ dhe më kaloi një pjesë e solucionit në faqe dhe më digjte lëkurën,- tha ajo,- por gjithçka mund të mendoja ishte, ‘Do verbohem, çdo gjë do të shkojë mirë’.”
/Shqiptarja.com