Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED largon nga gara 3 nga kandidaturat: Nuk plotësonin kushtet

Plotësimi i Gjykatës Kushtetuese, KED largon nga gara 3 nga kandidaturat: Nuk plotësonin kushtet

Sinan Tafaj, Dhimitrula Spiro dhe Saimir Vishaj janë ndaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi që të vazhdojnë garën e tyre si kandidatë për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Në arsyetimin e  KED këto tre kandidatë kanë patur mangësi dhe për këtë nuk plotësonin kushtet për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

"Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, pasi shqyrtoi aktet dhe procedurën e ndjekur për verifikimin e kandidaturave dhe dokumentacionin e përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim, për secilin kandidat të përcaktuar në rendin e ditës, pasi dëgjoi mendimin e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave, vendosi: Ndalimin e kandidimit dhe mos vijimin e procedurës së verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes të kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese si më poshtë:

Z. Sinan Tafaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Gani Dizdari;

Zj. Dhimitrula Spiro, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha;

Z. Saimir Vishaj, për vendin vakant të Zj. Vitore Tusha, vendin vakant të Z. Gani Dizdari dhe vendin vakant të Z. Fatmir Hoxha.

Kandidatët për të cilët është vendosur ndalimi, kanë patur mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji", thuhet në njoftimin e KED-së.

3 kandidiatë e larguar kanë të drejtën e ankimit në Apel, brenda 5 ditëve nga dita e publikimit të vendimit të arsyetuar. Aktualisht Gjykata Kushtetuese ka 7 anëtarë, 6 me mandat të plotë, ndërsa duhen 9 të tillë që kjo Gjykatë të quhet e kompletuar.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?