Plotësimi i BKH-së, mbyllet Faza e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve! 163 kandidatë për 32 vende vijojnë  garën

Plotësimi i BKH-së, mbyllet Faza e Korrigjimit të Eses dhe përzgjedhjes së kandidatëve! 163 kandidatë për 32 vende vijojnë  garën

Foto ilustruese

TIRANË-Është mbyllur procesi i radhës drejt plotësimit me 60 anëtarët e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sot është përmbyllur faza e korrigjimit të esesë dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

163 kandidatë janë kualifuakur për fazën tjetër dhe tashmë do ti nënshtrohen Intervistës. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Intervistës dhe udhëzime të hollësishme do tu bëhen të ditura në njoftim të më vonshëm, në website-in e BKH-së.

"Korrigjimi i Eseve u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri. Falënderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim", thuhet në njoftimin e SPAK.

Rrugëtimi i hetuesve të BKH fillon me procesin e përzgjedhjes gjatë përfshin teste të logjikës së arsyetimit, testin fizik, hartimin e esesë, intervistën e strukturuar, si dhe një verifikim të gjerë të figurës.

BKH është një i institucion i ri i dalë nga reformën në drejtësi dhe është pjesë e SPAK për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Aktualisht BKH ka 28 hetues, nga 60 që duhet të jenë në total. 28 hetuesit e BKH-së zhvilluan në Romë trajnimin intensiv dhe të specializuar nga DIA italiane (Drejtoria e Antimafias) për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës