Plotësohet dëshira e përdoruesve
të Facebook, vjen opsioni 'dislike' 

Plotësohet dëshira e përdoruesve<br />të Facebook, vjen opsioni 'dislike' 
Rrjeti më i madh social në botë facebook, së shpejti do të ketë edhe opsionin ‘dislike” (nuk e pëlqej).

Ky lajm është njoftuar nga themeluesi i tij Marck Zuckerberg në selinë e Facebook në Kaliforni. 31-vjecari u shpreh se ky opsion do tu japë njerëzve mundësi të shprehin ndjenjat e tyre.

Ai shtoi se specialistët janë drejt testeve përfundimtare dhe shumë shpejt njerëzit do të kenë mundësi ta përdorin këtë buton.

Zuckerberg u shpreh se opsioni dislike është kërkuar vazhdimisht nga përdoruesit e Facebook që nga futja e opsionit “like” në vitin 2009.

Ndërkohë profesoresha Andrea Forte, një eksperte e rrjeteve sociale në universitetin e Filadelfias në SHBA, ka komentuar këtë risi, ku sipas saj opsioni dislike nuk do të përdoret nga përdoruesit në fotografitë e miqve të tyre por do të shërbejë si një formë solidarizimi për ngjarjet e dhimbshme.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve