Plotësohet 'ëndrra me sy hapur' e studentëve, Rama: Fermë brenda Universitetit Bujqësor, i siguroni vetë të ardhurat

Për herë të parë, Universiteti Bujqësor i Tiranës do të ketë fermën e vet didaktike në shërbim të studentëve dhe pedagogëve. Me vendim të qeverisë është kaluar një fond prej 1 milion euro në dispozicion të këtij projekti me një sipërfaqe prej 135 hektarë. Në një takim me studentë dhe drejtues të Universitetit Bujqësor, kryeministri Edi Rama tha se ndërtimi i fermës do të realizohet në bazë të partneritetit qeveri-universitete, në kuadër të angazhimeve për Paktin për Universitetin. Përmes kësaj ferme, do të sigurohen të ardhura për vetë universitetin - tha kryeministri Edi Rama.

"Mund të ndërtohet dhe besoj që do ta ndërtojmë edhe një model të agroturizmit, që mund të ofrojë gjithë kapacitetet akomoduese dhe mundësitë për të mbajtur vizitorët më shumë sesa pak orë në atë territor. Një makineri fitimprurëse për universitetit. Para që investohen në fermën didaktike, për procesin mësimor, për laboratorët e kështy me radhë.

Kemi domosdoshmërinë që ta vëmë këtë potencial edhe në funksion të mësimit më cilësor të studentëve. Ky universitet ishte një qendër ekselentë me reputacion ndërkombëtar për kërkimin shkencor. Sot është në një periudhë traumatike, ku edhe biblioketës iu vu zjarri. Për shkak të nevojës për të marrë mbrapsh pronat e humbura padrejtësisht. Dhe u desh kalonin thuajse 3 dekada për çlirimin e territorit të  Universitetit. Ne kemi diskutuar me rektorin që në takimin e parë masterplanin dhe gjërat morën rrjedhjën e duhur falë protestës. Duke dëgjuar njëri tjetrin mund të bëjmë gjëra që siç u shtynë 30 vjet mund të ishin shtyrë edhe 30 vjet të tjera.

Ajo që po diskutoja me rektorin është kjo që univeristetit bujqësor i takon, të krijojë edhe një model me të tjerët. Ku përfshihen pedagogë dhe studentët më të mirë dhe një terren që shërben si destinacion për praktikat mësimore dhe të gjitha proceset eksperimentale. Unë besoj që ky territor të përfshihet në listën e atraksioneve turistike të Tiranës, duke u shmdërruar në një zonë tërheqëse për vizitorët nga jashtë. Kjo nuk është një ëndërr sy mbyllur. Është një ëndërr me sy hapur”, tha Rama.

Projekti përfshin ngritjen e infrastrukturës didaktike trajnuese dhe demonstruese, sistemimin e tokës dhe reahabilitimin e sistemit të ujitjes, rritjen e mekanizimit, mbarështimin e kafshëve dhe krijimin e koleksioneve të bimëve. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një qendër kërkimore për pedagogët, për praktikat mësimore të studentëve dhe për trajnimin e specialistëve të bujqësisë. Do të jetë gjithashtu edhe një atraksion për turistët, sidomos pjesa e kopshtit zoologjik me kafshët e buta.

Vendimi për ngritjen e fermës vjen pas punësimit të rreth 370 studentëve ekselentë në administratën publike, 31 prej tyre janë punësuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. 

 

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ali: 15/03/2019 11:52

    Universiteti Bujqesor(ILB)e ka pas bazen experimentale.Eshte gje shume e mire.B aza te tilla duhet te kene dhe shkollat e mesme profesionale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja