Partia Lëvizja Shqipëria e Re ka nisur turin e prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarqe të ndryshme të vendit. Kreu i LRSH-së, Edmond Vrashaj, u ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë këtë parti, pasi sipas tij është e vetmja alternative e re më e mirë për vendin.
Vlashaj u shpreh se “PLSHR është një forcë e re politike, një projekt i ri për Shqipërinë e Re, që mishërohet me kandidatura të reja në gjithë territorin shqiptar, me një platformë që iu jep përgjigje nevojave më të mëdha që ka aktualisht shoqëria jonë. Duke prezantuar këta të rinj, ne besojmë të se do të kemi ndihmën tuaj që është sa për kandidatët, aq edhe për familjet tuaja, për komunitetin, për shoqërinë dhe për krejt kombin. PLSHR ka një moral që nuk ngjason me asnjë nga partitë e këtyre 22 vjetëve dhe pikësëpari për ne është parësore vënia në vend e drejtësisë. Ne po prezantojmë në dymbëdhjetë qarqet, as një të keqe dhe as një të keqe më të vogël, por të mirën, Partinë Lëvizja Shqipëria e Re dhe projektin e saj për Drejtësi dhe Zhvillim. Pa drejtësi nuk ka zhvillim, nuk ka lindje dhe rilindje, nuk ka koalicione që herë quhen të natyrshme dhe herë të panatyrshme, por që në thelb mbajnë shkallën e lartë të korrupsionit në shumë nivele”.
Partia Lëvizja Shqipëria e Re prezantoi në qarkun e Durrësit, kandidatët e saj kryesorë: Hëna Paja, Alban Ismailaj, Aldo Duka dhe Valbona Xhaferri. Në qarkun e Korccës listën e kryeson Elona Hasimllari, Enerida Hoxha dhe Neritan Seferkolli, ndërsa në qarkun e Fierit PLSHR duke u besuar sërish të rinjve të angazhuar ka prezantuar Fabiola Kajana, Daniela Brace dhe Gazmend Shkrela. Listën për qarkun e Vlorës e kryesojnë pedagogia Anisa Duka dhe i riu Donald Habilaj, ndërsa në krye të listës për Qarkun e Elbasanit është pedagogu i shkencave shoqërore, Ervin.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO