Drejtues të Partisë Lëvizja Shqipëria e Re (PLSHR) dhe kryetari i saj zoti Edmond Vlashaj vazhdojnë takimet nëpër qarqet kryesore të vendit duke prezantuar kandidatët për deputetë të kësaj partie. PLSHR këtë ditë u ndal në qarkun e Gjirokastrës, të Vlorës, Beratit dhe Dibrës, ku u prezantuan për qytetarët kandidatët që do të kryesojnë listat në këto qarqe.
Drejtuesit e kësaj partied he një herë vunë theksin tek zgjedhja e njerëzve të thjeshtë, të rinjve dhe të rejave që kanë dhënë kontributin e tyre pranë kësaj partie dhe I besojnë filozofisë se ka ardhur koha që politikën në Shqipëri ta bëjnë njerëzit e pakorruptuar, njerëzit me ideale dhe besim tek drejtësia e zhvillimi. Në bazë të kësaj filozofie PLSHR u beson të rinjve duke vënë në listën e Gjirokastrës Edmond Ahmetin, pedagog dhe avokat, Eneid Bezati dhe Advikol Proko, student. Kreu I PLSHR-së Edmond Vlashaj tha se “për të luftuar korrupsionin dhe për t'i dhënë një perspektivë të re këtij vendi, ne drejtësi dhe në zhvillim, nuk ka nevojë të paraqitesh si i majtë, apo si djathtë.
Më e rëndësishme për të gjithë shqiptarët sot është të ecet drejt në drejtimin e duhur me vendosmëri dhe këmbëngulje, drejt forcimit të shtetit dhe kombit shqiptar. As majtas as djathtas por Drejt! Per Drejtesi dhe Zhvillim me PLSHR"!
Duke iu drejtuar të pranishmëve në takimin e Beratit Kryetari I PLSHR-së, Edmond Vlashaj tha se “PLSHR nuk ngjan me ansjë nga partitë e tranzicionit dhe në këto zgjedhje parlamentare ka përparësinë e kandidaturave të reja, të një platforme politike që iu jep përgjigje problemeve më të mprehta që ka shoqëria shqiptare si dhe të një paktete të ndërhyrjeve afatshkurtra dhe afat mesme për tetë vitet e ardhshme. Apeli ynë në Berat si edhe në mjaft qarqe të tjera është që të gjithë shqiptarët me të drejtë vote të marrin pjesë në votime dhe të mos zgjedhin asnjë të keqe, por të mirën që është projekti i Shqipërisë së Re".
Zoti Vlashaj tha se PLSHR nuk do të vijë vetëm në raste zgjedhjesh sicv ka ndodhur në këto 22 vjet, por ajo do të bëhet një shprehëse e shqetësimeve tuaja duke u dhënë zgjidhje në një kohë sa më të shpejtë. PLSHR është një alternativë e munguar, është një projekt i ri që mbështetet nën moton drejtësi dhe zhvillim. Të udhëhequr nga demokracia e SHBA, që është edhe aleati ynë më i rëndësishëm dhe të frymëzuar nga modeli i zhvillimit të Turqisë së sotme, që lidhen me një forcë politike AKP dhe me një lider, kryeministri aktual Erdogan, PLSHR ju fton të përkrahni 140 kandidaturat tonë më mbarë vendin, si një alternativë e re dhe plotësisht e realizueshme!
Në krye të listës së qarkut të Beratit do të jenë Esma Hoxhën, Ermal Vilën, Manushaqe Matarangasin, Ana PLakun dhe Saimir Lamajn. Ndërsa në qarkun e Vlorës kryesojnë pedagogia Anisa Duka dhe i riu Donald Habilaj. Ndërsa në qarkun e Dibrës nënkryetari I kësaj partie gazetari Cerciz Loloci prezantoi si kandidatë Enkelda Hoxhën, Elsa Myftarin dhe Altin Hasramën.
Redaksia Online
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com