Pluhuri afrikan mbulon Shqipërinë, temperatura të larta deri në 26 gradë celsius! Italia goditet nga cikloni i Kolombit, pritet ‘bora e kuqe’

Të gjithëve iu ka rënë në sy këtë të mërkurë moti i pazakontë. Shqipëria u zgjua e mbuluar nga një re pluhuri që shumë kush mendoi se ishte mjegull e zakonshme, por jo. Kemi të bëjmë me një fenomen natyror të zhvendosur nga Afrika Veriore, pluhuri afrikan.

“Vendi ynë ndodhet nën ndikimin e masave të ngrohta me origjinë nga veri i Afrikës dhe sjellin me vete edhe pluhurin e Saharasë. Është një fenomen që vendi ynë është prekur disa herë. Është pothuajse gjithë Mesdheu i prekur, duke përjashtuar gadishullin Iberik, pjesa tjetër Europa qendrore, shkon deri në Holandë, Rumani, sipërfaqja që preket.

Përqendrimi gjatë ditës së sotme ka qenë më i lartë i grimcave të pluhurit në ajër dhe kjo e ka bërë shqetësuese për qytetarët pasi është e dëmshme për rrugët e frymëmarrjes, sjell problematika sa i përket shikimit horizontal dhe vertikal, si për transportin rrugor dhe atë ajror. Është e gjithë pjesa e perëndimore e vendit e prekur me përqendrim më të lartë të grimcave të pluhurit”, thotë specialistja e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Anira Gjoni.

Trashësia e kësaj reje pluhuri do të jetë më e madhe në zonën e Lezhës për shkak edhe të relievit gjeografik.

Reja e madhe e pluhurit pason edhe me temperatura më të larta që zakonshme e quajmë zagushi apo situatë mbytëse me masa ajrore të ngrohta. Sot termometri shënoi deri në 26 gradë celsius. Ky fenomen do të vijojë edhe ditën e nesërme, ndërsa sipas ekspertëve temperatura pritet të rritet me mbi 20 gradë deri të enjten.

“Këto masa ajrore sjellin temperatura të larta, sot kishim rritje të menjëhershme. Kjo valë do na shoqërojë edhe ditën e nesërme. Të premten do ndihet edhe pastrimi i ajrit”, thotë Gjoni.

Jo vetëm Shqipëria por e gjithë pjesa jugore e Europës është e mbuluar nga pluhuri, ndërsa zonat që goditen me shumë janë Malta, Greqia dhe Italia e jugut.

Mediet e vendit fqinj Italisë, raportojnë për Ciklonin e Kolombit, me mot të keq deri në stuhi dëbore dhe breshëri duke na kthyer në dimër. Reshjet e mëdha do të godasin veriun e Italisë dhe në Alpet pritet të shfaqet ‘Bora e Kuqe’ fenomen i përzierjes së borës me rërën afrikane.

Fundjava do të ndryshojë totalisht kursin e motit me një anticiklon afrikan me rritje të fortë temperaturash deri në 27 gradë. Pashkët e 31 marsin do të kalojnë përmes një të diele shumë të nxehtë deri në 31 gradë.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Or tej: 27/03/2024 23:59

    Pervec rrumpalles shto edhe pluhurin u beme si ne afrike tamam or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë

Lezhë/ Vranë për hakmarrje në Mamurras, Apeli lë në fuqi 47 vite burgim për 2 autorët! Kërkuan rrëzimin e shkallës së parë