Qani Muça, i arrestuar pasditen e djeshme pasi tentoi të vrasë inspektorin e mbrojtjes së territorit në bashkinë Tiranë, do të përgjigjet para drejtësisë për  dy akuza. Ajo e armëmbajtjes pa leje dhe tentativës së vrasjes për shkak të detyrës ndaj inspektorit Ilirjan Gavelli. Sipas dosjes së siguruar nga Report Tv Muça afro 30 minuta pasi i është prishur banesa në zonën e “Ali Demi” i është drejtuar me fjalë fyese Gavellit dhe më pas ka nxjerrë pistoletën që mbante në brez dhe e ka qëlluar në bark. Madje gjatë arrestimit ai u ka thënë punonjësve të policisë së 'këta (punonjësit e IMT) duhen vrarë të gjithë se janë kriminelë'.

Në dëshminë e tij Ilirijan Gavelli shprehet se sapo ka parë Muçën që ka nxjerrë nga brezi pistoletën i është hedhur me trup për ta neutralizuar por pa mundur do ta ndal që ai të shkrepi armën. Qani Muça rezulton se ka qëlluar dy herë me armën e tij pistoletë ku plumbi i dytë ka kapur një automjet të parkuar aty duke i shkaktuar dëmtime në derën nga ana e shoferit.

Arrestimi i Qani Muçës është bërë nga forcat e komisariatit numër një të cilat kanë qenë në vendngjarje duke menaxhuar trafikun, ndërsa trupat e diskoluara për procesin e prishjes së objekteve ishin larguar pak minuta para se të shkrepej arma.

Sipas dosjes së siguruar nga ReportTv prokuroria kërkon ndaj Muçës caktimin e masës së sigurisë arrest në qeli deri në përfundim të hetiemve të cilat po ndiqen nga prokurori Enklid Gjini. Nga hetimet e provat materiale ka qëlluar dy herë me armë pistoletë. Një plumb ka kapur Gavellin duke kaluar tej përtej në bark e një plumb një mjet të parkuar aty. Të shtënat me armë e konflikti fizik ka ndodhur pasi është prishur banesa.

Kujtojmë se Qani Muça, 52-vjeç plagosi me armë zjarri inspektorin e IMT-së pasditen e së premtes  pasi i shembën shtëpinë, ai ka qenë i dënuar në vitin 2017 për dhunë në familje. Muça shkaktoi panik në kryqëzimin e rrugëve “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo” pasi mori armën e zjarrit dhe qëlloi inspektorin me plumb në bark. Qani Muça, i cili plagosi inspektorin e IMT-së Ilirjan Gavelli pasi ky mori vendimin për t’i shembur banesën, ka qenë në gjendje të dehur gjatë aktit të kryer. Për këtë, akuza që rëndon ndaj tij është “Vrasje në rrethana cilësuese, e mbetur në tentativë”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:11
Sherri në Tiranë për shembjen e banesës, një prej plumbave përfundoi te mjeti i parkuar! Shoferi shpëtoi për fat

1660504145_WhatsAppImage20220814at8.57.11PM.jpeg

Qani Muça, pronari i banesës që u shemb në Tiranë për rrethrrotullim mori armën për të qëlluar inspektorin e IMT pasi nuk ishte dakord me vendimin. Report Tv bëjnë me dije se një plumb prej plumbave ka përfunduar në derën e një mjeti të parkuar, në anën e shoferit. Por për fat, shoferi ka qenë në një kafene dhe nuk ka pësuar dëmtime.