TIRANE- Aksioni i dështuar për të sjellë në pranga të kërkuarin e Policisë së Shtetit, Petrit Çakraj, në Llugaj të Tropojës, ka bërë që ditën e sotme, kryepolici i vendit të niset në drejtim të Kukësit ku do të kërkojë edhe analizimin e situatës. Për fatin e efektivëve të policisë, nuk ka të lënduar në radhët e tyre, ndonëse i kërkuari i tyre, që njihet se dëshmitari i procesit “Hajdari” ka shkrehur armën mbi ta.

Në fakt, në krye të operacionit ka qenë vetë shefi i komisariatit të Tropojës, bashkë me vartësin e tij, që drejtonte sektorin e Krimeve të Hapura në komisariatin e Tropojës.