GJIROKASTER- Dy të rinj, njëri prej tyre nipi i ish ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera u plagosën nga dy plumba të cilët kanë ardhur nga fshati Lazarat mbrëmjen e sotme, (25 shtator). Banorët e fshatit Lazarat shpesh qëllojnë në ajër me armë për të mbrojtuar parcelat e kanabisit dhe për të mos lejuar policinë të hyjë në fshat.
Dy të rinjtë 25 dhe 14 vjeç janë banorë të fshatit Derviçan në Gjirokastër, 1 km në vijë ajrore nga fshati Lazarat.
Të plagosurit Spiro Kolla dhe Thoma Ksera, 25 vjeç, kanë qenë duke kaluar pranë kishës së fshatit kur janë goditur nga plumbat çorr.
Të rinjtë nuk kanë pranuar të shkojnë në spital por kanë mjekuar plagët në këmbë në shtëpi.
Ky nuk është rasti i parë që ndodhin aksidente të tilla.
Plumbat që "bien" nga qielli janë një rrezik për banorët e fshatit Derviçan, të cilët janë ankuar disa herë për këtë fenomen, por që nuk ka gjetur zgjidhje.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com