TIRANË- Në procesin ndaj Nuredin Dumanit në Gjykatën e Posaçme, të penduarit të dosjes “Plumbi i artë”, prokurorja Doloreza Musabelliu kërkoi sot (17 Dhjetor) që dëshmia e tij të bëhet me dyer të mbyllura.
Pas debateve të forta në sallë, sepse avokatët dhe të pandehurit kundërshtuan dhe kërkuan seancë me dyer të hapura, GJKKO vendosi që ajo të mbahej me dyer të mbyllura për dëshminë e 3 bashkëpunëtorëve të drejtësisë.
Prokurorja kërkoi seancë me dyer të mbyllura me argumentin se mund të dalin të dhëna per persona që janë ende në hetim, por edhe për ruajtjen e sigurisë së bashkëunëtorëve.
Kjo kërkesë ka hasur kundërshtimin nga disa prej avokatëve mbrojtës dhe vetë të pandehurit në procesin e SPAK në GJKKO, që kërkuan prezencën e mediave në sallë dhe që dëshmia të jetë publike. Avokatët u larguan nga salla.
I pandehuri Petrit Qoli u shpreh:
“Kam 1 vit e gjysmë në burg dhe dua që fjala ime të jetë transparente dhe të bëhet me dyer të hapura”.
Kurse avokatët deklaruan:
“Pavarësisht se në seancën e parë nuk ishte kjo kërkesë, duket e çuditshme pse prokuroria ka kërkuar një gjë të tillë. Sipas ligjit, kur dosja kalon për gjykim, nuk ka me sekret hetimor”.
I akuzuari tjetër Adrian Uzuni tha se media duhej në sallë, pasi ndaj tij janë thënë shumë gjëra nga "mashtruesi Nuredin Dumani":
“Unë jam baba i 3 kalamajve dhe media çfarë nuk ka shkruajtur për mua duke marrë për bazë fjalët e një mashtruesi. Unë dua që media të jetë në sallë dhe të dëgjojë. Dua vetëm drejtësi”.
Pasi dëgjoi palët, GJKKO u tërhoq për të marrë vendim në lidhje me kërkesat. Në fund Gjykata vendosi që shqyrtimi të bëhet me dyer të mbyllura, derisa të dëshmojnë tre bashkëpunëtorët e drejtësisë. Pas këtij vendimi të pandehurit dhe avokatët e tyre braktisën seancën.
A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Mars, 23:36
Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?
-
Po
13.2%
-
Jo
79.2%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 620
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj për Report Tv: Pse drejtësia nuk ka luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje?
25 Mars, 19:12
-
Fotoja me Veliajn që 'dogji' gjyqtarin, Beci: Absurde që komisioni i SPAK skualifikon kandidatët pasi vulos KLGJ dhe KLP, Kushtetuesja t'i japë zgjidhje
25 Mars, 15:26
-
Jorida Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, qytetarët janë braktisur nga qeveria
25 Mars, 14:20
-
Dhunuan blogeren/ Prokuroria kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën, 3 vite shërbim prove për Antonelën
25 Mars, 13:41
-
‘Sulme kafshërore’, Berisha-Ramës: Altin Dumani mburojë e jotja! Kreu i PD fsheh ende kontratën me LaCivita: Do e bëjmë publike
25 Mars, 13:04
-
‘Plumbi i artë’/ Nuredin Dumani vijon dëshminë në GJKKO: Një shef krimesh në Elbasan më informonte për Talo Çelën! Kërkonte 10 mijë euro në muaj
25 Mars, 11:43
-
Vrasja e 24-vjeçares palestineze nga babai/ Familjarët nuk tërheqin trupin e pajetë, e reja mund të varroset në Tiranë
25 Mars, 10:51
-
Nën shënjestrën e Tifozave Kuq e Zi për 90 minuta, Armand Duka: Synojmë një vend në Botëror
25 Mars, 10:39
-
Goditën me sende të forta 38-vjeçarin, shpallen në kërkim dy të rinjtë në Kamëz! Dyshime se u konfliktuan për një vajzë
25 Mars, 09:59
-
'Që tani po mendojmë për Serbinë', Sylvinho e pranon: Anglia mund të na shënonte pesë gola
25 Mars, 09:54
-
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, Mediu sërish në SHBA! Gjyqtarja: Mungesa të tilla s’do konsiderohen më! Durda: Pres drejtësi prej 17 vitesh, procesi po zvarritet
25 Mars, 09:47
-
Tritol në ambientet e jashtme të një lokali në Tiranë! Pronari: S'kam konflikte, nuk e di kush mund të jenë autorët
25 Mars, 07:57
Cfare shteti bananesh qe kemi! Artikulli thote ne fund, qe te pandehurit e avokatet e tyre braktisen seancen.Ne cilin vend te botes perendimore me shtet e drejtesi te forte degjon /te braktiset/ seanca nga palet pjesemarrese?!
Përgjigjukrimineli do drejtesi..,,te ishte enveri ju kishte cuar ne boten tjeter per 3 dite...
PërgjigjuPo pse nuk i vene ne gjume keta kriminela dhe te mos zgjohen me apo dhe krimi paska te drejta qe duhen respektuar ata qe jane vrare nuk kane pasur te drejta o mortja qe nuk i ha me prokurore me gjykates ne Shqiperi .
Përgjigju