Pluton Vasi shpallet regjisori më i mirë në “London International Film Fest” (VIDEO)

T’i japësh një filmi gjuhën artistike, duke e bërë të flasë me metafora dhe simbole të prekshme nga të gjithë popujt e botës, do të ishte një nga arritjet më të mëdha të filmit shqiptar.

Dhe kjo ka ndodhur pak ditë më parë, më 15 shkurt. ...

Pluton Vasi u shpall si fitues i çmimit ‘Regjisori më i mirë’ me filmin artistik “Ndërkombëtarët” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Londër (London International Film Fest”)

Filmi “Ndërkombëtarët” u ngrit mbi skenarin e romanit me të njëjtin titull të shkrimtarit të njohur Ylljet Aliçka.

Me producente Vjollca Dedein, ky film ishte nominuar në tri kategori kryesore: “Skenari më i mirë”, “Regjia më e mirë” dhe “Filmi më i mirë në gjuhë të huaj”. Këtë herë fitoi regjisori Pluton Vasi, i cili ka xhiruar filmin me një kast aktorësh të zgjedhur shqiptarë si Eni Shehu, Kastriot Çaushi, Hervin Çuli, Rovena Lule, Karafil Shena, Indri Shiroka, Alert Çeloaliaj, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Erjona Kakeli, Adele Gjoka, Mehdi Malkaj, Ardian Cerga, Albana Sancolli, Sara Kolami, etj.

Ndërkombëtarët është një film që flet simbolikisht me gjuhën e një vendi të vogël si Shqipëria për historinë e vendimmarrjeve të mëdha në jetë dhe ruajtjen e integritetit.

Natyrisht në një garë të madhe, ku merrnin pjesë regjisorë, producentë e aktorë nga të gjitha vendet e botës, fakti që një regjisor shqiptar nuk i shpëton syrit të një jurie prestigjioze, është një lajm i mirë edhe për revolucionin e kinemanë shqiptare.

I vlerësuar për mjeshtërinë e transfigurimit të narrativës së romanit “Ndërkombëtarët”, Pluton Vasi shpërblehet në këtë në kulm të ri për punën e tij krijuese, edhe pse nuk i kanë munguar vlerësimet nëpër festivalet ndërkombëtare. Regjisorin e njohur, trofeja e Londrës e ka befasuar. Nuk e priste. Kështu shprehet Pluton Vasi me  modestinë e tij të ngahershme, gjatë një interviste për Report TV.

“London International Film Fest” dhe për nga pjesëmarrja kishte një standard shumë të mirë. Patëm kontakte me profesionistë të kinemasë, por çmimi ishte një bombë që nuk e prisja, por ishte një vlerësim shumë i mirë.”, tha ndër të tjera Pluton Vasi, duke theksuar se jo vetëm regjia, por edhe tematika e filmit e mbështetur mbi romanin e Ylljet Aliçkaj, “Një rrëfenjë me ndërkombëtarët” është vlerësuar në festivalin e Londrës.

Ne jemi përballuar që në kohën e diktaturës me letërsinë më të mirë të gjithë botës, kemi pasur fat që i kishim në bibliotekat tona. Ndaj historia e ndërkombëtarëve nuk është një histori e huaj për ne. Historia e ndërkombëtarëve është histori e gjithë botës. Nuk është vetëm një histori e jona. Mua më pëlqeu novela e Ylljet Aliçkaj, dhe e përshëndes. Kjo novelë dihet është vlerësuar në disa vende. Unë mora në telefon Ylljetin dhe i thashë për bashkëpunimin.”, tha regjisori Pluton Vasi, i cili më tej rrëfen sesi e ka “përkthyer” novelën në kuadër filmi.

Kam fatin që unë bashkëpunoj me Vjollca Dedein. Unë nuk jam vetëm me Vjollcën, por në tavolinën tonë të rrumbullakët sigurisht kemi shumë për bashkëpunëtorë të tjerë. Pra regjia është një histori bashkëpunimi. Para së gjithash duhet të zgjedh bashkëpunëtorët që shihen sy më sy me njëri-tjetrin dhe pa dalë fjala të merren vesh me njëri-tjetrin. Pastaj problemet e tjera dalin hap pas hapi, por ajo që dua të theksoj është se këtu në Shqipëri ka një indiferentizëm për artin”, tha Vasi.

Për Pluton Vasin, kjo nuk është trofeja e parë në festivale ndërkombëtare, por shqetësimi më i madh i regjisorit është fakti që:

“Arti i serviloset politikës, ndërsa kur do të bësh art të pastër, kërkohen më shumë sakrifica”. 

Regjisori Vasi shprehet më tej se: “Sikurse me ndërkombëtarët, ne me Vjollcën kemi realizuar edhe filmin “Lojë botash” ku kemi bërë asociacion me ngjarjet e Kosovës, dhe ai dokumentar i jashtëzakonshëm është lënë në hije, sepse për probleme të mëdha të botës, nuk mund të dëgjohet një zë i vogël nga Shqipëria.”, tha Vasi. Me tej ai flet për pjesëmarrjen dhe organizimin e festivalit.

Ndaj e përshëndes festivalin. Nuk mendoj se do merrja çmimin deri në momentin e fundit. Më befasoi! ... Janë ca detaje, ca shenja që nuk më konvergonin se ne nuk do të ishim në qendër. Ishte një garë shumë e rregullt. I falënderojë”, -tha Pluton Vasi.

I.K/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen