Telefoni celular duket se është hobi më i dashur për shqiptarët. Ndërsa, prirjet më të pakta vërehen në thellimin e punës hkencore në institucionet përkatëse. Konstatimi është vërejtur në raportin që PNUD-i ka publikuar për Treguesin e zhvillimit njerëzor. Këtu, Shqipëria renditet e 70-a mes 187 vendeve dhe krahasur me pak vjet më parë, vendi ynë ka njohur përmiresime.

Për sa i përket barazise gjinore, duket se Shqipëria ka bërë progres, duke zënë vendin e 41-të ndër 148 vende. Thënë ndryshe, me kalimin e viteve duket se në vendin tonë, burrë e grua po mundohen të ndajnë përgjegjësi të njëjta jo vetëm brenda mureve të shtëpisë, por edhe në ambientet e punës.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)