Bashkia Kamëz ka kërkuar mbështetjen e PNUD për të ndihmuar familjet në nevojë, si familjet rome dhe ato egjiptiane, kryesisht me ndërtimin e banesave sociale. Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka zhvilluar një takim me drejtoren e PNUD në Shqipëri, Yesim Oruc Kaya. Kaya tha se Kamza do të vazhdojë të ketë mbështetjen e kësaj zyre duke zgjeruar edhe më tej bashkëpunimin.
Ajo theksoi se po punohet për t’iu ardhur në ndihmë bashkive për t’i thjeshtuar shërbimet për qytetarin, duke ofruar sa më më shumë shërbime online dhe do të propozohen disa standarde më efiçente në kosto dhe të aplikueshme që të realizohen brenda 2 vitesh.
/Shqiptarja.com