Një numër i madh shqiptarësh janë aplikues të rregullt të Lotarisë Amerikane e ndërsa një numër tjetër i madh kanë qëlluar me fat dhe tashmë janë qytetarë të SHBA-ve falë kësaj Lotarie. Ndërkohë një lajm i mirë vjen për të gjithë ata që duan të aplikojnë për këtë vit. Aplikimet për Lotarinë Amerikane do të nisin në datën 2 tetor 2019-të. Ambasada Amerikane në Tiranë ka publikuar udhëzimin se kush mund të aplikojë për Lotarinë Amerikane dhe thotë se afati është nga data 2 tetor deri në 5 nëntor.
“Regjistrimi elektronik për lotarinë DV-2021 do të rifillojë të mërkurën, më 2 tetor 2019 në mesditë 12:00, Ora Ditore Lindore (EDT) (GMT-4) dhe do të mbyllet të martën, më 5 nëntor 2019, në mesditë 12:00 Ora Standarte Lindore (EST)(GMT-5). Aplikantët mund të kryejnë aplikimin elektronik në faqen zyrtare të E-DV, gjatë periudhës së regjistrimit. Duke filluar nga 5 maji 2020, për të parë nëse janë përzgjedhur, të regjistruarit e DV-2021 do të mund të përdorin numrin e tyre unik të konfirmimit të dhënë në regjistrim duke kontrolluar online Kontrollin e Statusit të të Regjistruarve në faqen zyrtare të E-DV-së. Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve do të informojë pjesëmarrësit e përzgjedhur se si të aplikojnë për vizën e Lotarisë për veten e tyre dhe anëtarët e familjes së tyre. Të përzgjedhurit do të mund të mësojnë datën e tyre të intervistës për vizë duke hyrë tek Kontrolli i Statusit të të Regjistruarve“, – thotë Ambasada Amerikane.