Dy persona të cilët kanë qenë duke bërë sërf në bregdetin e Semanit mbetën të bllokuar në det të hapur pasditen e sotme.

Ata mbetën të bllokuar në det të hapur rreth 1 km larg bregut. Mësohet se dy personat Ermal Saliaj 28 vjeç dhe Spartak Saliaj 48 vjeç janë vëllezër.

Vetëm pak çaste më pas ata u shpëtuan nga policia kufitare e Fierit si dhe nga qytetarë që ndodheshin pranë.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij incidenti teksa 2 vëllezërit u dërguan në spitalin rajonal të Fierit ku aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.