Po bënte manovra me makinë në Tiranë, kapet tepelenasi në kërkim për vjedhje, i zbulohet edhe gjoba (VIDEO)

TIRANË-Policia Rrugore ka arrestuar një person të shpallur në kërkim për vjedhje dhe kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas policisë në rrugën “Teodor Keko” një automjet po bënte manovra të rrezikshme dhe menjëherë efektivët i janë vënë në ndjekje. Edhe pse drejtuesi i mjetit sipas policisë theu rregullat e qarkullimit, nuk mundi të largohej, pasi u prangos.

Nga verifikimet rezultoi se i arrestuari D. C. 30 vjeç, ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Tepelenë, pasi dyshohet si autori i vjedhjes së një supermarketi në Memaliaj në nëntor të 2019, si dhe për kalim të paligjshëm të kufirit, shpallur në kërkim nga Policia Kufitare e Korçës, e cila e ka ndëshkuar me masë administrative 100.000 lekë, që nuk e ka paguar. Njëkohësisht, u ndëshkua edhe me gjobë nga ana e shërbimeve të Policisë Rrugore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugore.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë

Vuçiç nxjerr ushtrinë në rrugë dhe kërcënon: Serbia është e para ose e dyta më e forta në Europë