Po bënte pazar me një shqiptar, ‘spaçatori’ në Itali kapet me 11 mijë euro me vete! Në shtëpi i gjenden 30 kg hashash me ‘fytyrën’ e Hakimit

Po bënte pazar me një shqiptar, ‘spaçatori’ në Itali kapet me 11 mijë euro me vete! Në shtëpi i gjenden 30 kg hashash me ‘fytyrën’ e Hakimit

Droga e sekuestruar

30 kilogramë hashash dhe 11 mijë euro cash iu sekuestruan një 31-vjeçar, maroken i arrestuar në zonën Comasina të Milanos. Policët pikasën një makinë ë parkuar ‘dysh’, me një shqiptar brenda që Pp priste dikë dhe ndërkohë bëri disa telefonata në celular. Menjëherë pas kësaj, mbërriti një makinë e dytë me 31-vjeçarin markon. Ai iu afrua makinës së pritjes dhe i dha diçka shoferit shqiptar.

Agjentët ndaluan fillimisht shqiptarin, duke i gjetur rreth një kile hashash, të sapo blerë. Më pas kanë bllokuar edhe marokenin dhe, pas kontrollit personal dhe automjeteve, kanë gjetur dhe sekuestruar mbi 11.500.000 euro cash të fshehura në një çantë.

Kërkimi në shtëpinë e 31-vjeçarit, në zonën Isola të Milanos, përkundrazi dha një rezultat negativ: nuk u gjet asgjë e dyshimtë. Megjithatë, afrikano-veriori kishte një grup çelësash shtesë, të cilët fillimisht ai pretendoi se i kishte gjetur. Të gjitha me qëllimin për të fshehur një shtëpi të dytë.

Agjentët më pas thelluan hetimet dhe identifikuan një kuti në Bergamo, ku u gjetën mbi 30 kilogramë hashash të ndarë në blloqe me figurën e futbollistit maroken, ish lojtari i Inter, tani në PSG: Achraf Hakimi.

31-vjeçari, i dënuar për krime specifike, u arrestua dhe u dërgua në burgun e San Vittore në dispozicion të organeve të drejtësisë.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi