Në pranga ka rënë Paris Sulejmani 30 vjeç dhe Olsi Koceli 28 vjeç, ndërsa në cilësinë e provës material blutë e Vlorës ju kanë gjetur përkatësisht nga një pistoletë TT.
Këta shtetas janë gjetur në ambjentet e një lokali në zonën e Ujit të ftohtë në Vlorë, ku po darkonin buzë detit.
Të dy këta shtetas kanë qenë në kërkim me vendim gjykate me masë sigurie arrest me burg, por policia jo vetëm që nuk ka mundur ti gjejë, por duket se vetëm fati i keq i tyre i ka çuar në pranga pasi u janë gjetur armë pa leje.
Më pas është zbuluar se ishin në kërkim.
Paris Sulejmani në shkurt të këtij viti ka tentuar të vrasë me armë duke plagosur Arlind Lulushin. Ngjarja ka ndodhur me date 9 shkurt, ne vendin prane "Kalit te Trojes", ky shtetas ka tentuar te vrase me arme zjarri shtetasin 29 vjeçarin, banues në Vlorë, për motive të dobëta.
Olsi Koçeli, ka qene shpallur ne kerkim per ngjarjen e ndodhur me date 15.04.2016, ku ne lagjen "Uje i Ftohte" ky shtetas ka plagosur me arme zjarri shtetasen S.H., 26 vjeçe, banuese ne Vlorë, per motive te dobeta. Gjhithashtu Koceli ka qene në kërkim për kultivim e trafikim narkotikësh.
Njoftimi i policisë:
Vijojnë kontrollet e territoreve dhe objekteve të ndryshme në të gjithë qarkun e Vlorës me qëllim goditjen e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim apo të çdo personi tjetër me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Në kuadër të këtyre masave, Policia e Vlorës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar "SUMMER 2017".
Më datë 02.07.2017, rreth orës 03:20, në lagjen "Ujë i Ftohtë, në kuadër të kontrolleve të ushtruara në ambientet e një lokali, janë konstatuar dy shtetas të cilët nga kontrolli fizik i secilit prej tyre, u janë gjetur në trup 2 armë zjarri Pistoletë të llojit "TT" (pa leje).
Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1- Paris Sulejmani, 30 vjeç, banues në Vlorë.
2- Olsi Koçeli, 28 vjeç, banues në Vlorë.
Në lidhje me operacionin "Summer 2017", Policia ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të tyre, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve" parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal
(D.T/Shqiptarja.com)