Tri pikëpyetjet mbi zhdukjen e 100 pasaportave shqiptare në Greqi dhe sulmin e makinës diplomatike

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar duke dhënë versionin e saj zyrtar mbi zhdukjen misterioze të 100 pasaportave shqiptare në datë 13 shkurt. Ministria sqaron se makina diplomatike që po transportonte pasaportat nga Janina në drejtim të ambasadës shqiptare në Athinë është sulmuar në kryeqytetin grek. Pasaportat janë zhdukur duke u marrë nga personat, që sipas ministrisë sulmuan makinën.

Por si ndodhi kjo ngjarje? Ministria e Jashtme thekson se ambasada jonë në Athinë kishte autorizuar një punonjëse të kompanisë së autobusëve “Top Lines” të aplikonte për 100 pasaportat te kompania ALEAT në Tiranë dhe më pas ti tërhiqte për ti dërguar në Greqi. Pas trëheqjes, pasaportat u nisën drejt vendit fqinj me autobus (jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike). Në Kakavijë gjatë kontrollit autoritetet greke kanë zbuluar pasaportat duke i bllokuar, ndërsa ndërhyri konsullata shqiptare në Janinë duke bërë të mundur zhbllokimin.

 Rruga Agion Asomaton

Më pas, sipas ministrisë dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët kanë proceduar me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë​ në Athinë. Por, gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, pranë ambasadës makina është sulmuar, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, ndërsa janë marrë pasaportat.

E ndërsa janë nisur procedurat hetimore, ministria e Jashtme shqiptare thekson se pasaportat janë nxjerrë nga përdorimi duke u shpallur të pavlefshme, ndërsa shton se po punohet për zëvendësimin e tyre. Por pikëpyetjet që lindin janë të shumta, duke nisur nga fakti se përse është ndjekur kjo rrugë për aplikimet dhe tërheqjen e pasaportave përmes nje punonjese se nje kompanie autobusesh? Ndalesa e makinës në këtë lagje të kryeqytetit grek në mesnatë dhe itinerari i gjatë i sulmit, më shumë se një orë, lindin pikëpyetjet  se ku ka qenë konsulli, ndërkohë që në makinë kishte pasaportat? Dhe mbi të gjitha përse ngjarja është bërë publike 9 ditë më vonë?

Sqarimi i plote i Ministrise se Jashtme shqiptare
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon sa më poshtë lidhur me rastin e bllokimit të pasaportave shqiptare në Kakavijë dhe humbjen e 100 prej këtyre pasaportave në Greqi:

Në datë 13 shkurt, pasaportat e prodhuara nga kompania ALEAT po transportoheshin drejt Greqisë të ambalazhuara jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike.

Nisur nga ky fakt autoritetet doganore greke, në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, kryen verifikimin e rastit dhe bllokuan pakon me të cilën transportoheshin pasaportat.

Pako me pasaportat shqiptare, u zhbllokua pas verifikimit të tyre dhe takimit të përfaqësuesve të Konsullatës së Përgjithshme të RSH-së në Janinë me autoritetet doganore greke. Theksojmë se ngarkesa ka qenë e shoqëruar me një dokumentacion autorizues të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Athinë, me anë të të cilit autorizohej një punonjëse e Kompanisë “Top Lines” të dorëzonte aplikimet dhe të tërhiqte pasaportat dhe kartat ID pranë Kompanisë ALEAT, për llogari të Ambasadës sonë në Athinë.

Dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët kanë proceduar me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë​ në Athinë.

Gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, automjeti me targa diplomatike u vandalizua.

Gjendur para një fakti të tillë, janë njoftuar autoritetet policore vendase dhe janë kryer të gjitha procedurat e rastit nga ana e tyre:

1.     Kqyrja e ambientit dhe makinës;

2.     Marrja e shenjave të gishtërinjve;

3.     Deklarimi dhe denoncimi për incidentin, bërë nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, z. Pervin Gjikuria në ambientet e policisë.

Menjëherë, si në rastin e ngjarjes së parë, në kufi, dhe në rastin e ngjarjes së dytë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme u angazhua për të marrë masa të menjëhershme parandaluese për evitimin e ngjarjeve të tilla në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nisur menjëherë të gjitha procedurat hetimore dhe administrative për të ndëshkuar në mënyrë rigoroze, sipas shkallës së shkeljes, përgjegjësit për këto praktika që shkojnë në kundërshtim me rregullat dhe ligjet në fuqi.

Ministria e Brendshme në bashkëpunim me kompaninë ALEAT, kanë marrë masat për nxjerrjen jashtë përdorimi  dhe shpalljen e pavlefshme të këtyre pasaportave, si dhe angazhimin për të përshpejtuar procedurat e riprodhimit dhe zëvendësimin e tyre.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka udhëzuar të gjitha instancat e nevojshme që qytetarët e prekur nga dëmi i shkaktuar të ri-aplikojnë pa shpenzime dhe lëshimi i pasaportave të reja të bëhet me urgjencë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sokol lleshi: 23/02/2019 00:47

    E para ,rruga qe u grabit makina ska lidhje fare me ambasaden,flasim per nje distance Kombinat-Kinostudio,ne Tirane,lagja qe u vodh makina ka nga shtepi publike deri ne muze arkeologjik,Se ca bente makina diplomatike e shtetit tone ne ate zone ,ne ate ore ,secili te nxjerri argumentet e tija,, ,,turp i madh ne duart e kujt kemi Rene,

    Përgjigju
  • Sokol: 23/02/2019 00:45

    E para ,rruga qe u grabit makina ska lidhje fare me ambasaden,flasim per nje distance Kombinat-Kinostudio,ne Tirane,lagja qe u vodh makina ka nga shtepi publike deri ne muze arkeologjik,Se ca bente makina diplomatike e shtetit tone ne ate zone ,ne ate ore ,secili te nxjerri argumentet e tija,, ,,turp i madh ne duart e kujt kemi Rene,

    Përgjigju
  • Fredi: 22/02/2019 19:06

    Në fakt jo vetem keto 100 pasaporta por te gjitha pa perjashtim per te gjithe shqiptaret anembane botes se bashku me ID-te e tyre duger te dalin jashte qarkullimit pasi kane design skandaloz dhe cilesi prodhimi shume te dobët. Psh, passportes time i janë fshire te gjitha germat dhe shqiponja bashke.. Dhe sic e thashe ka vend qe dizajni te permiresohet, janë te shemtuara.

    Përgjigju
    • Unë: 22/02/2019 19:33

      Ty Fredi të ndodhkan gjithë të këqijat.. Sa fatkeq qenke o i shkreti ti.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja