Zhdukën 100 pasaporta shqiptare, tani shkarkohet ambasadorja shqiptare në Athinë bashkë me stafin. Ja propozimi i ri i Cakajt

Zhdukën 100 pasaporta shqiptare, tani shkarkohet ambasadorja shqiptare në Athinë bashkë me stafin. Ja propozimi i ri i Cakajt

Ardiana Hobdari

TIRANE-Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka shkarkuar nga detyra stafin me në krye ambasadoren shqiptare në Athinë, Ardiana Hobdari.

Lëvizja sipas burimeve është bazuar te performanca jo në nivelin e duhur nga Hobdari. Kujtojmë që vitin e kaluar Hobdari mori masë disiplinore për skandalin e zhdukjes së 100 pasaportave, teksa konsulli në Janinë Pervin Gjikuria u shkarkua. 

Gazetarja e Report Tv, Klesiana Omeri mëson se Cakaj i ka propozuar kreut të shtetit, Ilir Meta, emrin e  Luela Hajdaragës si ambasadore në Athinë në vendin e Hobdarit.

Historia e zhdukjes së pasaportave
Në fillim të muajit shkurt të vitit të kaluar u zhdukën 100 pasaporta shqiptare. Ministria e Jashtme sqaroi në datë 22 shkurt se ambasada jonë në Athinë kishte autorizuar një punonjëse të kompanisë së autobusëve “Top Lines” të aplikonte për 100 pasaportat te kompania ALEAT në Tiranë dhe më pas ti tërhiqte për ti dërguar në Greqi.

Pas tërheqjes, pasaportat u nisën drejt vendit fqinj me autobus (jo në përputhje me praktikat e rregullta të transportimit të pakove diplomatike). Në Kakavijë gjatë kontrollit autoritetet greke zbuluan pasaportat duke i bllokuar, ndërsa ndërhyri konsullata shqiptare në Janinë duke bërë të mundur zhbllokimin.

Më pas, sipas ministrisë dërgesa i është dorëzuar përfaqësuesve diplomatikë të Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Shqipërisë në Janinë, të cilët proceduan me shoqërimin dhe transportin e tyre drejt Ambasadës së Republikës së Shqipërisë​ në Athinë.

Por, gjatë transportimit të tyre nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë në Janinë, në një nga ndalesat e bëra për në ambasadën tonë, pikërisht në rrugën Agion Asomaton të lagjes Thisio, Athinë, pranë ambasadës makina u sulmua, prej orës 22.50 deri në orën 00.10, ndërsa iu morën pasaportat.

Ministria e Jashtme theksoi se pasaportat u nxorën nga përdorimi duke u shpallur të pavlefshme. Por pikëpyetjet që lindën ishin të shumta, duke nisur nga fakti se përse u ndoq kjo rrugë për aplikimet dhe tërheqjen e pasaportave përmes një punonjës së një kompanie autobusësh? Ndalesa e makinës në këtë lagje të kryeqytetit grek në mesnatë dhe itinerari, ngritën pikëpyetjet se ku kishte qenë konsulli, ndërkohë që në makinë kishte pasaportat?

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Diplomatja: 09/07/2020 10:04

    Per te plotesuar komentin perfekt te Gjergjit, kjo monster bashkepunoi ngushte me Sekretarin e Pergjithshem te MPJ, ish hetuesin e diktatures, ish Sekretarin e Pergjithshem te Keshillit te Ministrave te Qeverise Nano, inkuizitorin Qirjako Qirko. Dhe kuptohet,lista Hobdari-Qirko jo rastesisht, nuk kishte asnje diplomat qe vinte nga e majta ekstreme apo nomenklatura komuniste! Ditmiri, perversi sadist, firmosi listen pa iu dridhur dora dhe zbatoi parimin e luftes se klasave ne kushtet e reja te parademokracise. Kaq kishte ne dore. I ati dikur firmoste per pushkatime, burgosje dhe internime.

    Përgjigju
  • Lorela: 08/07/2020 22:50

    Po ndonje burre gjeti kjo ne greqi,apo c'i duhet thuaj.

    Përgjigju
  • Gjergji: 08/07/2020 21:05

    Kjo eshte kursherira e gruas se Ditmir alias Dhimiter Bushatit. Sapo Ditmiri filloi punen ne MPJ, kjo hartoi listen me rreth 25 diplomate qe duheshin larguar nga puna. Kryesisht ishin diplomate qe nuk i pelqenin Hobdarit. Cuditerisht lista nuk permbante asnje vlleh, nga e ka origjinen edhe Ambasadorja. Bushati i qendroi listes me perpikmeri.

    Përgjigju
  • sapa: 08/07/2020 20:17

    Kurre ne historine e saj nuk ka qene Shqiperia me kriminele se sot!!!!Dhe kur them kriminele nenkuptoj nje mase te madhe njerezish dhe jo nje pakice!

    Përgjigju
  • Pali: 08/07/2020 18:59

    Ne Rinas u vodh aeroporti. Nuk shkarkoi njeri kend. Nepunesit e shtetit nuk shkarkohen se i do qefi shefit. Nje shef qe eshte emeruar me neportizem. Pra edhe per te emeruar nuk behet sipas qefit, ne rastin konkret me be ambasadore nje te aferme a familjare te fisit Hajdaraga. Por kjo eshte fytyra e shtetit tone: emerim me lista te mbyllura nga shefi!

    Përgjigju
  • Diplomatja: 08/07/2020 16:17

    Kete turp te diplomacise shqiptare e kemi dhurate nga ministri famekeq Bushati, i cili emeroi kusheriren e pare te gruas ne kete post te rendesishem. Kjo edhe ne vazhden e emerimeve ne postet me te larta te diplomacise, te çupave te shokeve te Baba Sules ne Ministrine e Bujqesise se diktatures. Arrogante, prepotente, e pacipe, e paedukate, shpirtlige, injorante, jane vetem disa nga epitetet qe mund t'i vihen llogaritares qe u be ambasadore! Ahi dura terra, perché non t'apristi? (Dante).

    Përgjigju
  • Gaius: 08/07/2020 15:32

    Ambasada me e korroptuar qe ka Shqiperia ne Europe.

    Përgjigju
    • Zen: 08/07/2020 20:33

      Shqiperia e paster qelibar ?!

  • Arbëri: 08/07/2020 15:08

    Të gjitha këto i bën Rama o tej, mos na shit pordh neve se ti je vetëm një vegel e vockël!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja