Teksa Kryeministri Edi Rama tha mbrëmë në intervistën për Report Tv se është i gatshëm sërish ta diskutojë me opozitën emrin e Presidentit të ri pas Metës, kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla është shprehur sot se Ilir Meta është një President i shkarkuar nga Kuvendi por është në detyrë deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
"E para një herë Presidenti aktual i Republikës është shkarkuar me vendim të Kuvendit dhe Gjykata Kushtetuese është në afatet e veta për tu shprehur. Presidenti vazhdon të jetë në detyrë deri sa të kemi një vendim dhe është në respekt të vlerave kushtetuese që ne të mos shprehemi për këtë çështje", tha Balla në një prononcim për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
I pyetur për 6 bashkitë që aktualisht që janë pa kryetarë, Balla e vuri theksin te ato që janë larguar prej dekriminalizimi.,
"Natyrshëm që PS ka kontribuar si forcë shumicë në Kuvendin e Shqipërisë për përmirësimin e kuadrit ligjor për të parandaluar që persona me të shkuar kriminale të hyjnë dhe të garojnë në zgjedhje. Përgjegjësia e atyre që kanë rezultuar të tillë është e tyre dhe jo e Partisë Socialiste. Të gjithë këta persona nuk kanë marrë mbrojtjen e PS-së asnjëherë", tha ai.
Kujtojmë se më 15 tetor, pas më shumë se 4 muajsh nga vendimi i Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta në Gjykatën Kushtetuese vendosi që kalojë çështjen në seancë plenare, data e së cilës ende nuk është përcaktuar.
Më 9 qershor 2021, Kuvendi i Shqipërisë, deputetët kanë votuar në favor të shkarkimit të presidentit, Ilir Meta me 104 vota, duke thënë se ai ka kryer shkelje të rënda të Kushtetutës. Deputetët e Partisë Socialiste në pushtet ngritën këtë Komision Hetimor parlamentar, i cili gjeti 17 shkelje të Kushtetutës nga ana e presidentit.
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
65.8%
-
PD
13.9%
-
Partitë e vogla
20.3%
Vota total: 1059
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Balla ironizon PD në Kuvend: Opozita u shpartallua që ditën e parë pas listave, të njëjta me ato të 2013-ës! 1 milion shuplaka do merrni më 11 maj
13 Mars, 17:10
-
Listat/ Dyrnjaja: PD e di që s’fiton, vrap kush të futet në listë të sigurt! Primaret ishin intrigë e gjallë! 25 partitë e koalicionit nuk nxjerrin dot as 1 deputet bashkë
13 Mars, 15:52
-
Të ikurit e PS, ballë lartë e krenarë! Ndreca i kthehet pedagogjisë, Naço avokat! Gjiknuri: Formulë e suksesshme
13 Mars, 15:34
-
‘Pa iu tharë flokët viktimave të Gërdecit ata bën marrëveshjen’/ Sula në Kuvend: Rama-Berisha, tumori që mban peng Shqipërinë
13 Mars, 13:52
-
Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, reagon ‘Neomalsorja’: Po guxoj për të përfaqësuar një komunitet të harruar
13 Mars, 13:31
-
Zgjedhjet/ Meta mbron listën e PL nga qelia: Gongu ra, kreu i narkoshtetit është futur në bunker! Lista jonë më dinjitozja
13 Mars, 10:34
-
Naço u tërhoq: PS-së as s’i kam borxh, as më kanë, në shtator bëhem avokat! Kodheli: E doja vetë listën e hapur! Kështu e kam jetën, me sfida
13 Mars, 09:57
-
‘Senatorët’ e PS në lista të hapura/ Kodheli: Sfidë, e kërkova vetë! Gjiknuri: Formulë e suksesshme! Naço u largua: Në shtator bëhem avokat
13 Mars, 09:35
-
Rama: Listat e mbyllura, hapje 'brutale' e PS! 'VIP-at' e kënetës s’i do më as PD, iu arratis dhe 'gjeli i Peqinit'
13 Mars, 08:28
-
E PLOTË/ Ja ekipi garues i PS për zgjedhjet e 11 majit! Emrat e 46 deputetëve të sigurt dhe 140 kandidatëve në garën e hapur
12 Mars, 21:45
-
Zgjedhjet/ Skema e të vegjëlve ndaj PD-PS, lista të mbyllura ‘fake’ për të kandiduar në të hapurat! ‘Formula e artë’ e Shehi-Alibeaj, Lapaj-Shabani dhe Bashës
12 Mars, 16:18
-
‘Gjenerata e re’, 186 EMRAT e PS për 11 majin! Rama në listën e mbyllur në Tiranë! Spikat "Neomalsorja" e Bido! 'Senatorët' si Braçe, Xhafaj e Majko në listë të hapur! 5 opozitarë bëhen socialistë
12 Mars, 14:23