GJERMANI- Një incident i pazakontë është regjistruar live në një televizion gjerman, pasi gazetarja Clara Pfefer papritur u rrëzua.

Gruaja teksa po diskutonte me kristiandemokratin Zep Miller mbi situatën e pandemisë në vend, humbi ndjenjat dhe ra gjatë transmetimit.

Pfefer pas incidentit ka sqaruar se atë ditë nuk kishte konsumuar mëngjes.

“Do të bëjë të gjitha ekzaminimet e nevojshme mjekësor dhe herën tjetër patjetër që do të ha mëngjes.”, ka shkruar ajo.