EMRI/ I dehur në motorçikletë dhe u përplas me një makinë, arrestohet efektivi i policisë në Divjakë

EMRI/ I dehur në motorçikletë dhe u përplas me një makinë, arrestohet efektivi i policisë në Divjakë

Foto ilustruese

Një efektiv i policisë në Divjakë është arrestuar nga AMP (Agjencia e Mbikëqyrjes Policore) pasi teksa drejtonte motoçikletën është përplasur me një makinë dhe pas testit të alkoolit, ka rezultuar i dehur.

Sipas AMP arrestimi i 60-vjeçarit Kostandin Llupo, u krye pasi rreth orës 11:30, në vendin e quajtur rrethrrotullimi i Plugut, në aksin rrugor Lushnje-Divjakë duke drejtuar në gjendje të dehur motocikletën e tij është përplasur me automjetin Mercedes Benz, që drejtohej nga shtetasi K. D.

Punonjësi i policisë nuk ishte në shërbim në momentin e ngjarjes. Pas kryerjes së testit të alkoolit, rezultoi se punonjësi i policisë Kostandin Llupo ishte në gjendje të dehur në masën 2.000 mg/l.

Efektivi Kostandin Llupo, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Divjakë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për hetime të mëtejshme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?