Superliga do të luajë të gjithë ndeshjet e javës së 34 të shtunën në orën 16:00, por koeficintët sugjerojnë se në disa përballje mund të ketë tolerime. Ky fenomen është përfolur shumë në javët e fundit. Madje në javën e 33 të 4 skuadrat që luftojnë për mbijetesë Flamurtari, Tirana, Bylis dhe Vora arritën fitore ndaj skuadrave që janë më të forta në letër.
Për të shtunën ndërkohë, në kompanitë e huaja të basteve është vënë re një fenomen i çuditshëm. Flamurtari i vendit të fundit edhe pse luan në transfertë kundër Partizani ka koeficientin e fitores 1.45, me probalitet shumë më të lartë fitoreje se të kuqtë që kuotohen me 6.5 dhe luftojnë për final-four. Kjo dukuri vihet re edhe në ndeshjen Vora-Elbasani. Verdheblutë kryesues kanë një koeficient shumë më të lartë fitoreje se Vora që lufton për mbijetesë.

Lajmi kryesor:
Nesër kundër Bylisit në 'Loro Boriçi', Erdenis Gurishta: Vllaznia s'bën aleanca, trofeun e fitojmë në fushën e lojës







