Po drejtonte në gjendje të dehur një skuter! Gjobitet me 11,500 dollarë këngëtari i grupit muzikor ‘BTS’

Reperi i i famshëm koreano-jugor, i njohur si Suga, i cili është pjesë e grupit muzikor BTS, është gjobitur me 11,500 dollarë, për drejtimin e një skuteri elektrik në gjendje të dehur.

Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Min Yoon-gi, u padit në gusht pasi policia e gjeti atë duke u përpjekur të ngrihej pasi ra nga skuteri pranë shtëpisë së tij në Seul dhe zbuloi se ishte i dehur. Niveli i tij i alkoolit në gjak ishte 0,227%, duke tejkaluar shumë kufirin prej 0,08%, që parashikon ligji koreano-jugor.

Reperit, të cilit gjithashtu iu hoq patenta, kërkoi falje duke thënë se po shkonte në shtëpi me skuter "duke menduar se ishte një distancë e afërt" dhe se kishte harruar "që nuk mund të përdorësh një skuter elektrik nën ndikimin e alkoolit.

“Edhe pse askush nuk u dëmtua dhe nuk u dëmtua asnjë pronë, kjo është tërësisht përgjegjësia ime pa asnjë justifikim.U kërkoj falje atyre që janë lënduar nga pakujdesia dhe sjellja ime e gabuar dhe do të siguroj që kjo të mos ndodhë më në të ardhmen”, është shprehur reperi.

Suga u përball me kritika të shumta, mes të cilave nuk mungonin as kërkesat për largimin e tij nga grupi muzikor BTS.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja