Korçë-Një aksident është regjistruar sonte në Korçë pranë teatrit

Burime për Report Tv bëjnë me dije se një makinë i ka zënë këmbën një 29 vjeçari teksa po lëvizte me skuter.

Mësohet se mjeti do të hynte në parkim, ndërsa personi me skuter ka kaluar pa u vënë re nga mjeti dhe ka mbetur i bllokuar.

I plagosuri është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të askidentit.