‘ Po e bëj për Zenin!... Jepi 100 mijë euro Gaz Bardhit për fushatën!' Krimi Kibernetik nis hetimet për mesazhet e Martinajt dhe Mihasit në SKY ECC! I denoncoi deputeti

Adresa e emailit që mban emrin “Mbreti Zog”, e cila u dërgoi disa mediave dokumentet përmes së cilave pretendohet një bisedë në “SkyECC” mes 2 personazheve të botës së krimit, Ervis Martinaj dhe Erigers Mihasi, për t’i dërguar kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, 100 mijë euro në shkurt 2021, po hetohet nga krimi kibernetik në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Gjetja e autorit apo autorëve që fshihen pas këtij mesazhi elektronik do të jetë e vështirë për autoritetet për gjurmimin e IP-së pasi Email në fjalë nuk është dërguar nga platforma të njohura siç janë “Gmail” apo “Outlook”, të cilët ruajnë çdo gjë në serverat e tyre, por krejtësisht i koduar dhe vështirë i identifikueshëm nga ekspertët e kibernetikës. Bëhet fjalë për “Proton Mail”, një shërbim i mesazheve në postën elektronike i cili është krejtësisht i koduar dhe nuk regjistron IP të përdoruesve. Përdoruesi i saj përdor këtë kriptim për të mbrojtur të dhënat përpara se të dërgohen në serverat e kompanisë, ndryshe nga sa ndodh në emailet e zakonshme.

 Në 2 faqe dokument, me firmën e 2 oficerëve të policisë gjyqësore të SPAK, Ervis Martinaj shfaqet si personi që financonte fushatën e PD për zgjedhjet e 2021 me kërkesë të Shkëlzen Berishës. Martinaj i kërkon Mihasit që t’i japë 100 mijë eurot Bardhit te një hotel i njohur në Tiranë. Këto dokumente, që përmes adresës “Mbreti Zog” iu nisën disa mediave por edhe në aplikacionin “Signal” vetë kreut të grupit parlamentar të PD. Në mesazhin dërguar Bardhit shkruhet shkurtimisht: “Elvis Martini, Erigers Mihasi! Të jesh mirë” dhe shoqërohet nga dy foto, printscreen të shkëputura nga përgjimet pretenduara nga “SkyECC”.

Bardhi deklaroi dje se kishte njoftuar kreun e SPAK, Altin Dumani duke e kallëzuar ngjarjen në Prokurori, si dhe informuar ambasadat e akredituara në Tiranë, atë të SHBA, Britanike dhe të BE-së. Ai e konsideron përpjekje kriminale për ta intimiduar përmes dokumenteve false.

Përmes një letre drejtuar kreut të SPAK, Altin Dumani, Bardhi kërkon hetim ndërsa thotë se të interesuar për të fabrikuar, sajuar, shpikur dhe shpërndarë të tillë mesazhe, janë persona publikë dhe figura të krimit të organizuar të denoncuar prej tij publikisht dhe në SPAK. Do t’i takojë SPAK dhe Krimit Kibernetik për të zbardhur rastin, nëse bëhet fjalë për biseda të sajuara, apo autentike.

Bardhi pretendon se janë “shantazh intimidues, të rreme dhe të falsifikuara”, teksa kërkoi “hetimin dhe zbardhjen e ngjarjes”, pasi mendon se janë të qëllimshme, duke akuzuar mazhorancën.

A.Q/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 01/10/2024 21:55

    Keto sms kane dale nga telefonin I Martinajt i dhene spakut kodi I skyecc nga babai I te ndjerit !

    Përgjigju
  • Se mos: 01/10/2024 18:08

    Se mos na del si kjo gjema e Salianjit more.

    Përgjigju
  • TAVEN LALA: 01/10/2024 17:34

    O Gaz mavria me boj tē zez a ke ti njē pik dinjitet ? ? ? Po si ka mundēsi qē ti do ndihmēn e SPAKUT ! Kur SPAKU ēshtē organizat kriminale simbas thēnjes tēnde nēpēr shum medja. Po ti mor Gazmend Ziu qeke paçavure wc je.

    Përgjigju
  • Tedi: 01/10/2024 16:31

    Si nuk ke moral o Gaz Bardhi ? Ju e quani SPAKUn( qe ka mbeshtetjen e mbare popullit) organizate kriminale dhe sot i ankohesh per mbretin zog se te paska bere presion !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë