Po e dërgonin drejt Malit të Zi, sekuestrohen 8 kg drogë në Hanin e Hotit, dy të arrestuar

Francesk Kapaj, 28 vjeç dha Klarisa Gurra, 23 vjeçe janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur duke trafikuar kanabis drejt Malit të Zi. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi 28-vjeçari po transportonte lëndë narkotike me automjetin e tij, në drejtim të Hanit te Hotit me qëllim trafikimin e saj.

Policia ka ndaluar për kontroll makinën e të riut i cili së bashku me drejtuesin dhe pasagjeren sapo kanë hyrë në pikën e kalimit, janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar. Gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit, policia gjeti  e sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë. Materialet do ti kalojne Prokurise se Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëteshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Njoftimi i plotë:

Parandalohet dhe goditet një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndeve narkotike.Finalizohet operacioni policor i koduar “Shtoi”, zhvilluar nga Sektori Kundër Narkotikëve në DVP Shkodër në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit.

Sekuestrohen 8 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vihen në pranga dy shtetas që tentuan të trafikonin lëndën narkotike në drejtim të malit të zi.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në drejtim të Malit të Zi, pas një pune të mirëorganizuar,  nga ana e Seksionit Kunder Narkotikeve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Shkodër në kuadër të  operacionit policor të koduar “Shtoi”,  u bë kapja  dhe  arrestimi në flagrancë i shtetasve: F. K, 28 vjeç  banues në Shtoj Shkodër dhe K. G., 23 vjeçe, banuese në Shkodër.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Sektori Kundër Narkotikëve, se shtetasi F.K, po transportonte lëndë narkotike me automjetin e tij, në drejtim të PKK Hani i Hotit me qëllim trafikimin e saj, menjëherë është organizuar dhe koordinuar puna me Stacionin e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe autoritetet doganore ku automjeti sëbashku me drejtuesin dhe pasagjeren sapo kanë hyrë në pikën e kalimit, janë kaluar në vijën e dytë për kontroll të detajuar.

Gjatë kontrollit në gomën rezervë të automjetit, Policia gjeti  e sekuestroi 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar si lëndë narkotike mariuanë me peshë totale 8 kilogramë. Materialet do ti kalojne Prokurise se Rrethit Gjyqesor Shkodër, për veprime të mëteshme, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan