Dy persona janë arrestuar në Fier dhe në Berat, pasi tentuan që të korruptojnë punonjësit e policisë për të shmangur gjobat, pasi shkelën rregullat e qarkullimit rrugor.
Dritan Goxhaj u arrestua në aksin rrugor Lushnje-Fier, pasi ka tentuar të korruptoj duke i dhënë 50 euro një punonjësi të Policisë Rrugore për ta falur për shkeljen e bërë.
Dritan Goxhaj u ndalua nga policia, pasi është konstatuar duke udhëtuar me mjetin tip Ford Fokus me targa IKE 2537 tej normave të lejuara të shpejtësisë, me 148km/h.
Ndërsa në Berat është arrestuar Arsilo Qori 26 vjeç, pasi në aksin rrugor Lumas-Lapardha, është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore, për arsye se ka qenë duke drejtuar mjetin tip motor pa targa dhe pa dokumentacionin e nevojshëm.
Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar të korruptoj punonjësin e policisë duke i ofruar një kartëmonedhë 1000 lekëshe, për të mos u ndëshkuar me masë administrative.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com