VLORË- Një aksident është regjistruar në Vlorë paraditen e kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit ku mjeti tip ‘BMW’ duke qenë në korsi të kundërt, nga shpejtësia ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përlasur me tabelat dhe trafik ndarësen.
Për pasojë, mjeti ka përfunduar në korsinë tjetër ku ka prekur edhe një tjetër mjet tip ‘Hondai’.
Nga aksidenti ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit tip ‘BMW’ e cila ndodhet në spital jahstë rreziku për jetën. Në rrugë është rrëzuar edhe një prej shtyllave të ndriçimit.
Report Tv ka siguruar një video nga kamerat e sigurisë nga aksidenti në Vlorë paraditen e sotme pranë Gjykatës së Apelit.
Në video duket qartë automjeti i llojit BMW e cila me shpejtësi të lartë godet fillimisht bordurën anësore të rrugës më pas shtyllën e ndricimit dhe në fund përfundin në korësinë tjetër të rrugës duke aksidentuar mjetin e llojit Hunday