Po ecte në rërë me bashkëshorten, Joe Biden pengohet (VIDEO)

Teksa ishte duke ecur me bashkëshorten e tij në rërë për të shkuar në shtëpinë e tyre në Delaware, Joe Biden mesa duket e ka pasur të vështirë të eci, duke humbur ekuilibrin disa herë.

Kjo situatë është filmuar nga gazetarët në Gordons Pond Trail në Rehoboth Beach, ditën e djeshme (10 nëntor).

Në videot e publikuara, shohim se 81-vjeçari e ka pas pak problem që ta përshkojë rrugën, ndërkohë ajo që u vu re ishte se partnerja Jill Biden nuk e ndihmon Joe, por vazhdoi të ecte.

Madje shumë komentues e kanë kritikuar në rrjetet sociale për këtë veprim ndaj bashkëshortit.

“A nuk do të mendonit se Jill mund të mbante dorën e burrit të saj ose të kapte krahun e tij”, shkruan një komentues.

“Do të më vinte turp nga vetja, nëse ky do të ishte babai ose burri im dhe nuk do të mbaja vetëm dorën për ta ndihmuar”, komentoi dikush tjetër.

Xh.K/A.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë