Policia gjermane ka arrestuar 17 persona për komente antisemitike në rrjetet sociale dhe sepse kanë festuar sulmet e Hamasit ndaj Izraelit. Sipas policisë bavareze, të dyshuarit janë nën hetim penal për nxitje, duke përdorur simbole të organizatave terroriste të ndaluara dhe për miratim të akteve kriminale me postimet e tyre në mediat sociale.
Të dyshuarit janë dy gra dhe 15 burra të moshës 18-62 vjeç, sipas autoriteteve. Policia tha se mori në pyetje të dyshuarit dhe sekuestroi prova, duke përfshirë celularë dhe laptopë, gjatë bastisjeve në Mynih dhe në Bavari.
Një tjetër i dyshuar thuhet se postoi në llogarinë e tij se “djemtë hebrenj” nuk meritojnë asgjë më shumë se të masakrohen” dhe shfarosen”. Postimi përfundoi me sloganin “Liri Palestinës”.
Sipas policisë, një tjetër i dyshuar postoi një imazh të Hitlerit pak pas 7 tetorit me mbishkrimin: “Unë mund t’i vras të gjithë hebrenjtë, por i lashë disa të jetojnë për t’ju treguar pse i vrava”.
Pranë tij ishte një flamur palestinez, me mbishkrimin “Liri Palestinës” dhe një emoji me shenjën e fitores, raportojnë mediat e huaja.
“Për fat të keq, antisemitizmi karakterizon jetën e përditshme të shumë hebrenjve në Gjermani. Sulmi terrorist i Hamasit kundër Izraelit ka gjithashtu një ndikim në jetën e tyre në Gjermani. Është e rëndësishme t’u tregojmë hebrenjve dhe izraelitëve se ne i mbështesim ata këtu në Bavari, se ne i mbrojmë ata këtu dhe gjithashtu i mbrojmë nga armiqësitë", tha Michael Weinchirl, komisioneri i policisë bavareze përgjegjës për hetimin e krimeve të urrejtjes.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
48.9%
-
Jo
47.5%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 6846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush janë 4 kandidatët për kancelar të Gjermanisë?
19 Shkurt, 12:45
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Udhëheqës të BE-së e NATO-s mblidhen në Paris me kërkesë të presidentit Macron! Diskutojnë për 4 orë mbi sigurinë evropiane dhe luftën në Ukrainë
17 Shkurt, 18:41
-
Kryeministri Rama ndan fotot nga pjesëmarrja në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takon edhe Richard Grenell e Albin Kurtin (FOTOT)
16 Shkurt, 18:45
-
Incidenti me makinë në Gjermani, vdes nëna dhe vajza e saj
15 Shkurt, 22:02
-
Konferenca e Mynihut/ Zelensky: Kievi nuk do të pranojë kurrë një marrëveshje pas shpine! Është koha për një ushtri evropiane
15 Shkurt, 15:20
-
Fjala e plotë e zv.Presidentit të SHBA që 'çmendi' liderët europianë: Kërcënimi nuk është Rusia dhe as Kina, e keni brenda jush, po tërhiqeni nga disa vlera
15 Shkurt, 14:42
-
Komentet e zëvendëspresidentit amerikan për Evropën/ Kritikohet ashpër në Konferencën e Mynihut, Scholz: Kundërshtoj deklaratën
15 Shkurt, 11:34
-
Konferenca e Sigurisë në Mynih/ Zelensky pas takimit me Vance: Tani, një paqe e vërtetë dhe e garantuar! Do të flas me Putinin vetëm me një plan të përbashkët SHBA-BE
14 Shkurt, 16:18
-
Sveçla në Gjermani, përmend financimin e grupeve nga Serbia për sulme terroriste në Kosovë: Rrezikohet siguria e vendit
13 Shkurt, 22:43
-
Kërcënuan familjen e Schumacher se do publikonin foto të rënda, një person pas hekurave dhe dy dënime me kusht
13 Shkurt, 15:55