SHKODËR-Një 16-vjeçar është arrestuar mbrëmë, një është shpallur në kërkim dhe katër të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, pasi qëlluan me armë zjarri në ajër në fshatin Hot i Ri. Ndërkohë që është sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov, më të cilën adoleshentët qëlluan në ajër, që i përkiste E. Z. që u prangos.
Pas sinjalizimit nga banorët, policia thotë se “Shqiponjat” dhe Patrulla e Përgjithshme nën drejtimin e grupit të drejtimit, shkuan në fshatin Hot i Ri, lokalizuan vendin dhe neutralizuan adoleshentët, por njëri prej të cilëve mundi të largohej.
Policia arrestoi adoleshentin me inicialet E. Z. 16 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe ”Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, në kërkim u shpall K. F. 15 vjeç, ndërkohë që janë proceduar në gjendje të lirë katër adoleshentë të tjerë, të moshës 15 e 16 vjeç.
Kriminelë të fshehur qe në adoleshence, baj ga!
Përgjigju