Sherr me njëri-tjetrin dhe nuk iu bindën policisë, arrestohen 3 persona në Korçë

Sherr me njëri-tjetrin dhe nuk iu bindën policisë, arrestohen 3 persona në Korçë

Foto ilustruese

Tre persona janë prangosur nga policia e Korçës, pasi po konfliktoheshin për motive të dobëta me njëri-tjetrin dhe nuk iu bindën urdhrit të policisë.

Mbrëmjen e djeshme në lagjen nr 18 në Korçë, në një lokal, këto tre persona me inicialet A.S, 27 vjeç; A.Xh, 41 vjeç dhe L.M, 40 vjeç po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Sipas policisë, tre të arrestuarit banues në Korçë, kundërshtuan dhe nuk iu bindën urdhrit të tyre, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e situatës dhe për shoqërimin e tyre drejt ambjenteve të Komisariatit.

Tre personat e lartpërmendur, u arrestuan në flagrancë për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, të kryera në bashkëpunim".

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor