SPAK ka sekuestruar pasuritë e Aurel Hoxhës, porositësit të vrasjes së Klevis Lleshit në vitin 2020, ngjarje që u zbardh në fund të shtatorit nga SPAK.

Pasuritë e sekuestruara arrijnë në vlerën 5 milionë euro dhe bëhet fjalë për 3 subjekte tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të Aurel Hoxhës, apo personave të tjerë në hetim për vrasjen e Lleshit. Tre subjektet janë Monopol shpk, lokali Monopol, ku edhe u ushtrua kontroll gjatë operacionit, dhe Elite Event, të treja në Myslym Shyri. Po ashtu, edhe apartamentet dhe njësitë tregtare ndodhen në këtë zonë. 

Për groposjen dhe vrasjen e të riut nga Mati ranë në pranga tre persona ndërsa në kërkim u shpall Aurel Hoxha (i njohur edhe si Aurelinjo Kalaveri), të cilin SPAK e akuzon se ka porositur ekzekutimin kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e të vëllait Agim Hoxha në vitin 2012.

Dy të arrestuarit e tjerë, Sabah Nuzi ka vepruar si ekzekutori ndërsa Sajmir Kolaveri, i cili u kap në Itali, ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit. Samet Loka, i arrestuar si pjesë e grupit të Aurel Hoxhës dhe jo si i përshirë në vrasje, u la në arrest shtëpie. 

Dy fiset Hoxha dhe Lleshi janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi. 

Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.

Subjektet tregtare për të cilat është vendosur “sekuestro preventive”:
1-“Monopol sh.p.k”, me ortak të vetëm A.K. dhe administrator K.K. Subjekti është regjistruar më 26.05.2025, Rruga “Myslym Shyri”;
2-“A. K. PF”, emër tregtar “Monopol Bar Lounge 24 ore”, subjekt i regjistruar më 28.02.2020, Rruga Myslym Shyri;
3-Subjekti tregtar “Elite Event sh.p.k”, ku A.K. është ortak i vetëm dhe njëkohësisht administrator, subjekt i regjistruar më 26.02.2025, Rruga Myslym Shyri;
Apartamentet dhe njësitë:
1-Apartament me sipërfaqe 133.04 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
2-Apartament me sipërfaqe 143 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
3-Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
4-Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
5-Apartament me sipërfaqe 125.26 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, Tiranë
6-Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë;
7-Apartament me sipërfaqe 137.66 m², i ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
8-Njësi me sipërfaqe 53.75 m², të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
9-Njësi me sipërfaqe 90.64 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
10-Njësi me sipërfaqe 146.45 m², e ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
11-Njësi me sipërfaqe 143.3 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
12-Njësi me sipërfaqe 49 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
13-Njësi me sipërfaqe 50 m² të ndodhur në rrugën Myslym Shyri, në Tiranë
“Sekuestro preventive” është kërkuar edhe për:
 32 automjete, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan, të cilat janë në pronësi ose përdorim, të personave si vijon: A.K, L.K, K.K, Zh.Xh-I, S.L, L.K (person fizik), Zh.Xh-I, SALOU Rental shpk etj.
52 llogaritë bankare, në bankat e nivelit të dytë janë në pronësi të subjekteve: Zh.Xh-I, Zh.Xh-I (person fizik), S.L, SALOU Rental, Monopol Exchange, L.K, L.K (person fizik), K.K, Elite Event, A.K dhe A.K (person fizik).