Po hapte front pune në gurore me
lëndë shpërthyese,prangoset 43 vjeçari

Policia e Sarandës ka prangosur sot një 43 vjeçar i cili ka tentuar që të hapte fronte të reja pune në guroren e tij, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, në të cilën ai ushtronte aktivitet për prodhimin e inerteve.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Altin Premti, 43 vjeç pranë vendit të quajtur "Mali i Volloderit" ndërkohë që për aktivitetin ai nuk dispononte as dokumentacionin përkatës.
 
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë Gurore, Policia ka gjetur dhe sekuestruar:

- 23 copë kapsolle detonatore,
- 100 kg pleh kimik "nitrat amoni",
- 20 litra naftë që shërbente si lëndë e parë për prodhimin e lëndës plasëse.
- 2 kg sasi dinamiti,
- 1 aparat që shërbente për plasje elektrike,
-1 enë metalike "kazan" që shërbente për pregatitjen e lëndës plasëse në mënyrë artizanale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Jason Derulo kapet 'mat' duke darkuar me një vajzë misterioze në Tiranë