Po hetohet për blerje votash
deputeti i LSI: Shpifje, s'trembemi

Po hetohet për blerje votash<br />deputeti i LSI: Shpifje, s'trembemi
Prokuroria mori në hetim dy ditë më parë deputetin e LSI në Qarkun e Beratit, pas denoncimeve për blerje votash. 

Për këto akuza ai ka folur për herë të parë gjatë një mitingu të LSI në këtë qark. Rehovica i quajti akuzat shpifje dhe se ata që i kanë bërë janë trembur nga rritja e LSI-së.

“Jam akuzuar për shitje-blerje votash e kudo unë me radhë. LSI nuk ka nevojë të blejë vota. Votat e LSI janë këtu. LSI e mbështet i gjithë qarku i Beratit. Ju bëj thirrje të gjithë atyre që duan t’i prishin imazhin LSI-së me shpifje: ne jemi këtu, LSI nuk trembet. Në 2009 kemi pasur rreth 9000 vota, në 2013 rreth 22 mijë vota dhe kjo rritje i ka trembur të gjitha forcat politike”, tha Rehovica.

Deputeti Gledion Rehovica dhe ish-drejtori i spitalit të Beratit, Idlir Frashëri u kallëzuan penalisht pas një denoncimi për "korrupsion aktiv në zgjedhje"

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet