Një hipopotam ka sulmuar dhe vrarë një turist kinez në Kenia. Sulmi ndodhi të shtunën në mbrëmje në Liqenin Naivasha, rreth 58 milje larg kryeqytetit të Nairobit.
Chang Ming Chuang, 65 vjeç, po shkrepte disa foto të liqenit kur kafsha e sulmoi. Edhe pse Chuang u dërgua në Spitalin e Qarkut sërish nuk mundi t’i shpëtonte plagëve të marra, ndërsa kolegu i tij Ëu Peng Te, 62 vjeç, mbijetoi sulmit duke ia hedhur me plagë të vogla.
Hipopotamët vrasin rreth 500 njerëz në Afrikë çdo vit.
Komento