Po i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari dhe 4 shtetas kosovarë në Portin e Durrësit

Po i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari dhe 4 shtetas kosovarë në Portin e Durrësit

Foto ilustruese

Arrestohet në flagrancë 51-vjeçari S.N nga policia kufitare e portit të Durrësit, pasi është kapur duke transportuar 4 shtetas kosovarë të cilët do t’i ndihmonte të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme kundrejt shpërblimit, duke përdorur dokumente të ngjashme me të disa shtetasve të tjerë.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë intensifikuar kontrollet, si në dalje ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një mjet furgon tip "Benz", me drejtues shtetasin S. N., ku ndodheshin 4 shtetas kosovarë, A. H., 35 vjeç, B. D., 33 vjeçe, L. M., 26 vjeç dhe S. Zh., 40 vjeç.

51-vjeçari banues në Belgjik do të procedohet penalisht për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", ndërsa 4 shtetasit kosovarë për "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumentet e përdorura nga këta shtetas dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Port/Durrës 

Goditet një rast i veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. 

U kap nga Policia Kufitare duke transportuar 4 shtetas kosovarë, vihet në pranga 51-vjeçari.

Procedohen penalisht dhe 4 shtetasit kosovarë, për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror".

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, kanë intensifikuar kontrollet, si në dalje ashtu dhe në hyrje, në Portin e Durrësit.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara, shërbimet e Policisë kanë ndaluar një mjet furgon tip "Benz", me drejtues shtetasin S. N., ku ndodheshin 4 shtetas kosovarë, të cilët shtetasi S. N. do i ndihmonte të kalonin në mënyrë të kundërligjshme kufirin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Pikës Kufitare të Portit të Durrësit, kundrejt fitimit, duke përdorur dokumente të ngjashme me të disa shtetasve të tjerë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. N., 51 vjeç, banues në Belgjikë, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve". 

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale "Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror", shtetasit kosovar: A. H., 35 vjeç, B. D., 33 vjeçe, L. M., 26 vjeç dhe S. Zh., 40 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dokumentet e përdorura nga këta shtetas dhe automjeti me të cilin po transportoheshin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës