Një 33-vjeçar me iniciale D.Z., është arrestuar në Mallakastër pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore dhe ka tentuar t’i pengojë që t’i vendosnin gjobë vëllait të tij.

Vëllai i 33-vjeçarit konstatua në shkelje të sinjalistikës rrugore dhe për këtë arsye ai po gjobitej, ndërkohë 33-vjeçari ka tentuar  t’i pengojë policët në përmbushjen e detyrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.