“Po kaloj momentet më të vështira të jetës”, Hailey Bieber habit me deklaratën e saj

“Po kaloj momentet më të vështira të jetës”, Hailey Bieber habit me deklaratën e saj

Hailey Bieber

Për Hailey Bieber viti 2022 shënon ndryshimin e disa mendimeve të saj personale, modelja 25-vjeçare ishte shprehur para pak kohësh se nuk do të ndante më detaje nga jeta e saj personale në intervista, mirëpo veprimi i saj i fundit tregon se modelja nuk rri dot pa hapur zemrën për fansat e saj.

Siç e dinë të gjithë tashmë Hailey dhe Justin, janë të martuar prej tre vitesh dhe kanë diskutuar hapur për dashurinë e tyre për njëri-tjetrin gjatë viteve.Megjithëse ajo është zotuar ta mbajë jetën e saj private në atë mënyrë që të ecë përpara, Haily së fundmi ka ndarë me fansat se po kalon momentet më të vështira të jetës.

Ndoshta ka ndikuar situata me Selena Gomez, komentet negative në rrjet apo probleme në çift ose jetën familjare për të cilat s’jemi në dijeni, por Hailey Bieber tregon se këto s’janë ditët e saj më të mira.Madje, ajo ka pranuar se këto kohë po përpiqet t’u bëjë ballë e ta kalojë çdo gjë duke mbledhur të gjitha forcat që ka.

Megjithëse s’përmend shkakun e kësaj gjendjeje, partnerja e Justin Bieber shprehet se e ka patur më të lehtë ta “kamuflojë” gjendjen aktuale duke bërë humor dhe shaka, sesa të pranojë si ndihet vërtetë.

Nëpërmjet postimit në InstaStory ajo jep gjithashtu një mesazh ndërgjegjësimi, që t’i qëndrojmë pranë njëri-tjetrit në momente të vështira. Duket se edhe Hailey po kërkon pak më shumë pozitivitet në jetën e saj.

“Më pëlqen të bëj shaka me mënyrën si ndihem, sepse ndonjëherë është më e lehtë sesa të pranoj që po kaloj një periudhë të vështirë. Të them të vërtetën, që kur nisi 2023, ka kaluar disa prej momenteve më të trishta dhe të vështira që kam pasur ndonjëherë në jetën time si e rritur. Mendja dhe emocionet e mia kanë qenë të dobëta.E di që shumë njerëz të tjerë ndjehen si unë, ndaj nuk jeni vetëm.

Le të jemi këtu për njëri-tjetrin! Le të jemi këtu për të dashurit tanë, miqtë, familjen e të huajt. Le të jemi këtu për njerëzit! Le të shfaqemi për njëri-tjetrin edhe kur është e vështirë. Jemi më të fortë së bashku”- shkruan modelja.

 

1/2
K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'

Sot Kukësi sfidon Egnatian në finalen e Superkupës, rrogozhinasit kërkojnë 'tripletën'