Po kalonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet 60-vjeçari në Kukës! Sekuestrohet makina dhe 200 euro

Po kalonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, arrestohet 60-vjeçari në Kukës! Sekuestrohet makina dhe 200 euro

Foto ilustruese

Policia e Kukësit ka arrestuar në 60-vjeçar pasi akuzohet se po kalonte emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës kundrejt përfitimit monetar.

Mësohet se P.T., u kap nga policia në kuadër të operacionit të koduar ‘Morina’ në vendin e quajtur ‘Mbikalimi i Gostilit’.

Nën drejtimin e mjetit tip ’Opel’, 60-vjeçari po transportonte 4 emigrantë. Policia ka sekuestruar 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari.

Ndër të tjera janë sekuestruar makina dhe një aparat celular.

Njoftimi i Policisë
Vijon operacioni policor i koduar "Morina", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Goditet 1 tjetër rast i tentativës për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Vihet në pranga 1 shtetas.

Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me DVKM Kukës, në vijim të operacionit policor të koduar "Morina", si dhe në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të paligjshëm të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, goditën një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat u arrestua në flagrancë shtetasi: -P. T., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Gostilit", duke transportuar me automjetin tip "Opel", 4 emigrantë të paligjshëm, për t'i kaluar në mënyrë të paligjshme nëpërmjet kufirit të gjelbër, drejt Kosovës, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip "Opel", një aparat celular dhe 200 euro të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani