DURRES- Një 45-vjeçar i cili ka qenë duke kaluar rrugën pranë mbikalimit të Shkozetit ka humbur jetën pasi është përplasur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit. Drejtuesi i mjetit Sh.Sh.,37 vjeç, është shoqëruar nga policia.
"Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip "Fiat", me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme", njofton policia.
-
Me vjen keq
Përgjigju -
Ngushellime families, humbje absurde e jetes nga neglizhenca e rrezikut.
Përgjigju -
Me fal cfare do te thote te kalosh rrugen ne autostrade?! Kishte vija te bardha aty gje?
Përgjigju











Komente
Komento