ITALI-Një shqiptar humbi jetën në Torino. Ai u përplas nga një makinë teksa ishte duke kaluar në rrugë. Viktima është 35-vjeç, ndërsa emri nuk publikohet nga mediat italiane.
Aksidenti ka ndodhur këtë mëngjes rreth orës 4:00. Pika kontrolli janë ngritur në të gjithë Torinon për të gjetur makinën që shkaktoi aksidentin me vdekje, por deri tani nuk është identifikuar.
Komento
Komente










